• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Fatos Nano në spital, avokat Ngjela: Partia Socialiste duhet të interesohet për kurimin e tij, një njeri që i dha shumë PS

08/29/2023
in Aktuale, Slider
Fatos Nano në spital, avokat Ngjela: Partia Socialiste duhet të interesohet për kurimin e tij, një njeri që i dha shumë PS
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas lajmit se ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një postim të bërë në Facebook, Ngjela shprehet se nëse gjendja e tij është serioze dhe ka nevojë për kurim, Partia Socialiste duhet të tregojë interes në kurimin sa më të shpejtë të tij.

Ngjela shprehet se Nano është një individ i veçantë në historinë politike të Shqipërisë, duke listuar dhe të shkuarën e tij politike.

Reagimi i plotë:

Fatos Nano është në gjendje jo të mirë shëndetësore! Lideri historik i PS shtrohet në reanimacion në Tiranë. Unë i uroj një shërim sa më të shpejtë. Nuk e di sa i vërtetë mund të jetë ky lajm, por Partia Socisliste duhet të tregojë një interesim të madh në kurimin sa më shpejt të Fatos Nanos.

Ai është një individ i veçantë në historinë politike të Shqipërisë… Nano formoi një parti të majtë me koncepte moderne; Lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme;

Nano i dha Partisë Socialiste shpirt demokracie dhe dinjitetin e liderëve të saj që kërkonin individualizëm politik;

Fatos Nano i dha të kuptuar botës demokratike në Perëndim se doli edhe në Shqipëri një parti që personaliteti i partisë nuk mund të fyejë personalitetin e anëtarit të saj dhe, as individualitetin e tij e të liderëve të saj, që janë në garë politike me njëri-tjetrin.

Nano u tregoi shqiptarëve jo me fjalë, por me Vepra të plota, se, partia politike është bashkim vullnetar individësh me një ideologji dhe filozofi të brendshme që mund të ndryshojë sa herë që këtë e kërkon faktori kombëtar, në funksion të zhvillimit kombëtar;

Fatos Nano është i pari kryeministër shqiptar që dinte të sillej si njeri e jo si pushtetar absolut në marrëdhëniet e tij shoqërore: i qetë, me humor, i thjeshtë, replikues i këndshëm dhe gjithmonë me një theks të ri politik;

Dhe më në fund:

Fatos Nano i dha shumë historisë së shtetit shqiptar, dhe deri tani ai është kampioni i vetëm i kryeministrit shqiptar që dinte ta mbronte personalitetin e tij, jo me “rasson” e kryeministrit si mjet presioni, por me intelektin e tij të lartë qytetar që ai e disponon në formimin e tij shkencor.

Related

Previous Post

Ish lideri i PS në gjendje të rëndë shëndetësore, Fatos Nano shtrohet në reanimacion

Next Post

Plumb në kokë pas sherrit banal në Athinë, shqiptari sapo kishte dalë nga burgu, si ndodhi ngjarja

Lajme të ngjashme

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

by redaktor2
09/08/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.