• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Duan t’ia hedhin lumit me një kredi nga GIZ dhe me projekte të BE”, Tabaku: Kjo qeveri për tetë vjet ka vjedhur 430 milion euro dhe ka mbrojtur bashkëfajtorët

08/30/2023
in Politikë, Slider
“Duan t’ia hedhin lumit me një kredi nga GIZ dhe me projekte të BE”, Tabaku: Kjo qeveri për tetë vjet ka vjedhur 430 milion euro dhe ka mbrojtur bashkëfajtorët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se qeveria, sipas saj, për tetë vjet ka gënjyer shqiptarët, ka vjedhur 430 milion euro dhe ka mbrojtur bashkëfajtorët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një reagim të bërë sot (30 gusht), Tabaku shprehet se qeveria pasi i ka bërë avokatinë publike inceneratorëve dhe dhuruar 430 milion euro nga taksat e qytetarëve, “ka vendosur të rikthehet pikërisht në ato projekte dhe ato politika që Partia Demokratike ua ofroi si një alternativë në vend të koncesionit 430 milion euro”.

Deputetja demokrate shprehet se këto janë “shenjat e një qeverie në krizë identiteti dhe një mazhorance që nuk e di ku e ka kokën”.

Reagimi i Tabakut

Tetë vjet pasi i kanë dhuruar tre personave me duar në xhepa që kishin njohje qeveritare, copën e parë të 430 milion eurove në Elbasan, qeveria shqiptare nënshkruan një kontratë huamarrje me GIZ për të njëjtin subjekt.

Shtatë vjet pasi i dhuruan po të njëjtëve njerëz kontratën e koncesionit të inceneratorit të Fierit, 30 milion euro, qeveria shqiptare që shpërfilli gjithë këshillat e ambientalistëve dhe Bashkimit Europian kundër incenerimit, ka marrë një kredi nga GIZ për landfill.

Gjashtë vite pasi në bashkë-ortakëri me kryebashkiakun Veliaj e njëjta qeveri i dhuroi të njëjtëve njerëz monopolin e mbetjeve dhe dherave në gjithë qarkun e Tiranës me vetëm një firmë të kryebashkiakut Veliaj, qeveria pranon të marrë një kredi nga GIZ po për të njëjtën punë që ka nënkontraktuar edhe paguajnë Mërtirin-Zoton-Gugalljan.

Pasi i kanë bërë avokatinë publike inceneratorëve, duke i mbrojtur personalisht dhe politikisht të gjithë ata që sot janë në kërkim dhe mbi të gjitha ata që sot fshihen pas karriges të pushtetit, pasi kanë dhuruar 430 milion euro nga taksat e qytetarëve. Kjo mazhorancë ka vendosur të rikthehet pikërisht në ato projekte dhe ato politika që Partia Demokratike ua ofroi si një alternativë në vend të koncesionit 430 milion euro.

Për tetë vjet i kanë gënjyer shqiptarët, kanë vjedhur 430 milion euro, kanë mbrojtur bashkëfajtorët në vjedhje dhe tani duan t’ia hedhin lumit me një kredi nga GIZ dhe me projekte të BE që lidhen me politikat që i përbuzën. Shenjat e një qeverie në krizë identiteti dhe një mazhorance që nuk e di ku e ka kokën.

P.s. Diskutim në komisionin e ekonomisë në qershor kur ky projekt kaloi për miratim.

Related

Previous Post

Ana e tij e dobët, gratë/ Si ra në pranga trafikanti shqiptar “El Gordo”, i dërgoi foto agjentes së infiltruar kolumbiane. Lidhje me grupet e drogës në…

Next Post

I cilësuar si “Zot i drogës”, kush është i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, që u arrestua në një hotel në Durrës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.