• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Skema e Silvinjos më penalizoi, por unë jam gjithmonë gati”, Rrëfehet mbrojtësi i kombëtares: Luftën e kemi me polakët, ja pse ndryshova kampionat

08/31/2023
in Sport
“Skema e Silvinjos më penalizoi, por unë jam gjithmonë gati”, Rrëfehet mbrojtësi i kombëtares: Luftën e kemi me polakët, ja pse ndryshova kampionat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Frederik Veseli është një pjesë e rëndë sishme e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi polivalent, që ka mbuluar çdo pozicion në mbrojtje kur ka qenë nevoja në ekipin kombëtar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke e nisur nga kalimi në Superligën turke, ndryshimi i kampionatit, jetesa në Stamboll dhe deri te Kombëtarja, sfidat e shtatorit apo edhe penalizimin nga skema e Silvinjos, 30-vjeçari beson se me eksperiencën e tij, cilësitë e grupit të lojtarëve dhe duke dhënë maksimumin, Shqipëria do të kualifikohet në Europian dhe këtë duhet që ta kthejë në një rrugë të zakonshme.

Veseli, keni nisur një aventurë të re në Turqi, si po shkon?
Shumë mirë, faleminderit. Momentalisht jam pak me vonesë në lidhje me ekipin, sepse iu bashkova në fund. Por, këtë periudhë kam punuar shumë dhe besoj se jam duke e përmirësuar formën fizike dhe mentale kohët e fundit. Ju keni luajtur në disa kampionate, por më shumë në Itali. Përse zgjodhët që të ndryshoni kampionat? Zgjodha të ndryshoj kampionatin, sepse kam pasur edhe disa oferta nga Italia dhe vende të tjera, por projekti i Karagumrukut më pëlqeu shumë, sidomos mënyra se si luan ky klub. Një futboll shumë të bukur, teknik, plus që ky klub ka disa vite që më kërkon dhe më herët nuk kemi rënë dakord dhe pasi u rrëzuam në Serinë C me Beneventon, ishte një zgjedhje shumë e mirë për mua.

Jeni mësuar me jetesën në Itali, ushqimin, kohën e lirë, si po ndiheni në Stamboll deri tani?
Deri tani në Stamboll po ndihem shumë mirë. Një qytet që po më befason çdo ditë, sepse është i madh, njerëzit janë shumë mikpritës. Te pjesa e ushqimit, këtu mund të gjesh restorante që kanë një emër ndërkombëtar të madh. Është disi ndryshe nga Italia, por i afrohet atij shqiptar, kështu që edhe ky aspekt më pëlqen. Plus nga ana autentike dhe historike, Stambolli ka shumë për të parë.

Të kalojmë pak te Kombëtarja dhe ju keni një eksperiencë të gjatë. Çfarë na pret në shtator?
Në shtator na pret një javë shumë vendimtare për të ardhmen tonë. Besoj që kemi ardhur deri te pika ku kemi mundësi që të tregojmë veten dhe i kemi gjërat në duart tona. Duhet të bëjmë një hap para, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira po ashtu. Ndoshta disa vite më parë do të ishim kënaqur edhe me ndonjë barazim ose një performancë të mirë, ndërsa tani duhet të fitojmë patjetër, sepse kemi ecur përpara si ekip, si Kombëtare, si në cilësi individuale të lojtarëve edhe duhet të japim maksimumin për të kaluar këtë hap dhe të shtojmë një rrugë, duke treguar vetën dhe për t’u kualifikuar çdo edicion në kompeticionet ndërkombëtare.

A janë vendimtare këto dy takime për fatin e Shqipërisë në këto kualifikuese, luajmë me Çekinë dhe Poloninë?
Janë shumë vendimtare. Duhet të marrim patjetër rezultat pozitiv, sidomos me Poloninë, sepse besoj me ata e kemi luftën më të madhe, pastaj nëse marrim pikë edhe me Çekinë është një gjë shumë e mirë.

Silvinjo, mos ndoshta penalizoheni disi për faktin që skema tashmë ka ndryshuar, luhet me katër në mbrojtje dhe hapësirat janë edhe më të pakta?
Normal që jam penalizuar pak nga skema e re me katër mbrojtës. Para se të vinte Silvinjo dhe luanim me tre mbrojtës në qendër, isha pothuajse në të gjitha ndeshjet titullar, sepse ishte një vend më shumë në mbrojtje, ishte normale. Tani trajneri ka vendosur që të aktivizojë lojtarë të tjerë, edhe kjo është një gjë shumë normale, sepse edhe ata janë në formë të mirë dhe luajnë në nivel të lartë, por gjithsesi besoj se jam një pjesë e rëndësishme e Kombëtares, sidomos në fushë, por edhe jashtë fushe për ekipin, me eksperiencën time, sepse në nëntor i bëj 8 vite me ekipin kombëtar dhe nuk janë pak. Kam mbi 43 ndeshje me fanellën kuqezi dhe besoj se kjo eksperiencë është e rëndësishme për ekipin. Unë jam gjithmonë gati që të aktivizohem nëse do t’i duhem trajnerit, pasi ai e di që unë mund të luaj në të gjitha pozicionet e mbrojtjes.

Ju keni qenë pjesë e “Euro 2016”, a ka ardhur momenti që të përsërisim të njëjtën gjë?
Po, ka ardhur momenti, pasi gjatë kualifikueseve të Botërorit kemi pasur një mundësi të vogël, por nuk na eci siç donim. Tani duhet ta bëjmë këtë hap përpara për të luftuar në çdo kompeticion ndërkombëtar. I kemi mundësitë, lojtarët edhe vullnetin dhe dëshirën. Me mbështetjen e të gjithë tifozëve, është e mundshme. Ne kemi shumë dëshirë që të shkojmë në Europian. Ishte histori në 2016- ën dhe tani të bëjmë maksimumin për ta bërë të zakonshëm atë kualifikim.

Related

Previous Post

Tensionet në Veri/ Osmani takim kongresmenin Turner: Kosova ka bërë shumë për shtensionimin e situatës. Serbia e ka destabilizuar përmes “bandave kriminale

Next Post

Detajet e ndeshjes Partizani-Astana/ Priten 8000 tifozë, vendosen autobusë falas

Lajme të ngjashme

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

by redaktor2
06/30/2025
0

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.