• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Qyteti i “një mbi një” dritareve, me vlera të rralla, Berati tërheq turistë nga e gjithë bota

09/03/2023
in Te tjera
Qyteti i “një mbi një” dritareve, me vlera të rralla, Berati tërheq turistë nga e gjithë bota
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ndodhemi në 187 metra lartësi, këtu qëndron prej mijëra vjetësh, madhështore, një prej kalave më të bukura të Shqipërisë. Kalaja e Beratit qendron si një kurore mbi qytetin e lashtë. Nga oborri i fortesës shihet i gjithë qyteti. Udhëtimi në Berat nuk do të kishte kuptim nëse nuk vizitoni kalanë. Për këtë arsye ne nisëm t’ju tregojmë udhëtimin tonë në Berat pikërisht nga këtu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kalaja ka formën e një trekëndëshi dhe me të lidhet e gjithë historia e Beratit. Fortesa i ka rezistuar pushtuesve në kohë të ndryshme.

Turistët ngjiten deri në majë për t’u njohur me historinë, por edhe për të shijuar pamjen piktoreske.

Brenda mureve të kalasë takuam Fatbardha Lazen. Flokët e zbardhur nuk ia fshehin dot vitet, por nga puna nuk ndahet asnjë ditë. Ajo ofron qilimat e saj për turistët që vizitojnë fortesën.

Fatbardha: “Kam filluar te bej qilima qekur isha 20 vjece, e kam trashegimi ne kombinat. Nuk i jam ndare asnje moment. Kush ka me shume interes te bleje qilimat tuaja? Edhe te vendit dhe te huajt. Preferojne rrugicat. Sic ua kam vene cmimin nuk thone as ule as ngreje. Ua ke trasheguar vajzave apo nuseve? Jo iken ne shkollë, kete e mbajt per vete. Me mijera kalojne, cdo dite, cdo minute”.

Pak metra më tej shet frutat e tij të freskëta, Ilia Naço. Ilia thotë që Berati ka më shumë vizitorë se çdo vit tjetër. Për të dhe ekonominë e tij familjare kjo është tepër pozitive.

Ilia: “Sivjet ka shumë turistë. Kam vite që merrem me këtë punë, por sivjet ka me shumë. Ka hyre Franca dhe Spanja. Ka dhe punë…”

Çfarë blejnë më shumë te ju? “Janë fruta bio, të zones dhe turistet i preferojnë. Këtu i gjejnë me lirë se ne vendet e tyre dhe ngelen të kënaqur”.

Përveç turistëve kalaja preferohet për të memorizuar momentin më të bukur të jetës, siç ka zgjedhur ky çift.

Poshtë kështjellës, qëndrojnë prej mijëra vjetësh përballë njëra-tjetrës, dy lagjet ikonike të Beratit, Mangalemi dhe Gorica, të cilat i ndan në mes lumi Osum.

Shtëpitë e vendosura njëra mbi tjetrën, dritaret e drurit dhe bardhësia e gëlqeres i bëjnë ato një atraksion të veçantë për t’u vizituar.

Numri i turistëve që kanë vizituar Beratin vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023 është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga janari deri në korrik në Berat numërohen rreth 400 mijë turistë.

Berati është një ndër qytetet më të vizituara në Shqipëri. E veçanta e qytetit është se pret e përcjell turistë në cdo stinë të vitit. Rrugët e kalldrëmta janë të mbushura me vizitorë.

Temperaturat janë tepër të larta në Berat, por kjo nuk i pengon të huajt të eksplorojnë qytetin. Ata i shesh në çdo rrugicë të lagjeve të vjetra.

“Eshtë hera e parë që vizitoj Shqiperinë dhe Beratit. Shqipëria është një vend shume i kendshem. Kemi vizituar disa vende, tani jemi ne Berat”.

“Vimë nga Barcelona. Hera e pare qe vizitojme Shqiperine. Erdhem nga Ksamili ketu ne Berat. Kemi pak ore qe kemi mbërritur, aq sa kemi pare po na pëlqen shumë. Na pelqen menyra si jane te pozicionuara shtepite”.

“Jam nga Italia. Jam ne Shqipëri prej një jave. Kam pak ore qe kam mbërritur ne Berat, po vizitoj qytetin. Njerëzit duken miqësore, ushqimin nuk e kam provuar ende”.

“Jam nga Spanja. Sapo kemi mbërritur në Berat.  Do te qendrojme nje dite ketu. Qyteti eshte i kendshëm edhe njerezit gjithashthu. Shqiperinë e kemi zbuluar në Instagram. Premë biletat dhe u nisem nga Barcelona bashke me familjen”.

Saimir Hatija është çdo ditë në rrugicat e Beratit. Ai i njeh turistët me qytetin e vjetër.

“Këtë vit ka më shumë turistë. E nisën gjermanët në maj, pastaj spanjollët, tani e kanë kapur italianët. U pëlqen Bogova, mali i Tomorrit dhe sidomos Mangalemi dhe Gorica”.

Italianët që shoqëron Saimiri shprehen të impresionuar.   

“Më pëlqen shumë kalaja, është e bukur. Më tërheq e gjithë historia e saj, si ka ndryshuar ndër vite, gjatë pushtimit turk por edhe gjatë komunizmit”.

“Më ngjason shumë me muret e kalasë së Bergamos. Është shumë e bukur. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, kemi qenë në veri e tashmë po vizitojmë edhe jugun”.

I njohur si qyteti “i një mbi një dritareve”, Berati është ndër më të vjetrit në Shqipëri. Për historinë, kulturën dhe arkitekturen e tij të rrallë, qyteti 2500 vjeçar është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga Unesco.

Related

Previous Post

Manastirliu: Më shumë se 50 mijë pushues kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore këtë sezon turistik

Next Post

Rrugëtimi i qeverive “Rama”, 10 vite në pushtet, çdo vit me ministra të ndryshëm

Lajme të ngjashme

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

by redaktor2
03/31/2025
0

Nga mbulesat e akullit polare deri te ujërat e butë, fokat banojnë në oqeanet në mbarë botën, nga Arktiku në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon f…
  • Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?
  • “Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sig…
  • Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpu…
  • Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Ç…
  • Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.