• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hapet shkolla “Bedri Llagami” me kapacitet për 600 nxënës në Vaqarr, Veliaj: I jep tjetër vlerë zonës

09/04/2023
in Politikë, Slider
Hapet shkolla “Bedri Llagami” me kapacitet për 600 nxënës në Vaqarr, Veliaj: I jep tjetër vlerë zonës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Është hapur në Vaqarr shkolla “Bedri Llagami” me një kapacitet prej 600 nxënësish.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shkolla e rindërtuar pas shembjes nga tërmeti i shkollës së vjetër, përveç 5 klasave për sistemin parashkollor dhe 19 klasave për nxënësit e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, do të ketë edhe një palestër dhe dy fusha të hapura sportive.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa inspektoi punimet për shkollën e re, u shpreh se puna ka ecur me ritme të kënaqshme, dhe shkolla ndodhet në fazën e fundit përpara hapjes përfundimtare të saj.

“Gjithmonë e më shumë do i referohemi Vaqarrit si një zonë tashmë e urbanizuar. Vetë zona këtu, e ish-repartit ushtarak, është e urbanizuar me ndërtimin e shtëpive pas tërmetit. Në njërën anë të rrugës mbaruam çerdhen e kopshtin dhe tani parashkollorin e bashkëngjisim me shkollen, që t’i japim mundësi çdo fëmije, që nga mosha 3 deri në 18 vjeç të mos ketë më asnjë arsye pse të hipë nëpër furgona e të vijë varavingo rrugëve. Sikur një orë të fitosh në ditë bën një kurs sportiv, mëson një gjuhë të huaj, apo kodim, ndaj besoj se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për ta kthyer vërtet Vaqarrin në një stacion nga Kombinati, por brenda Tiranës urbane,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Veliaj shtoi se: “E gjithë zona e Vaqarrit, Kombinatit, është një portë hyrëse e Tiranës. Me mbarimin e lagjes së re në Kombinat, aty ku kemi ecur me 10 pallate, me një cilësi mbresëlënëse, konturohet edhe hyrja jugore e Tiranës. Duke pasur edhe institucionet arsimore këtu, një pjesë e madhe e dyndjes që ndodhte më parë për të shkuar në drejtim të “21 Dhjetorit” apo Njësisë 6 dhe 7, besoj se qetësohet.

Pas shkollave të reja në Pezë dhe riparimin e shkollave në Ndroq, shkolla ‘Bedri Llagami’ është vërtet qershia mbi tortë. Jam i lumtur sepse nuk po bëhet një ndërtesë në fshat me një standard të dytë, por po bëhet me standardin më të lartë që ne kemi. Kur shoh veshjen e shkollës, e cila ngjan me shkollën “Kosova” dhe shumë prej shkollave që kemi bërë, i japin dinjitet një fëmije dhe një familje që sjell fëmijën në këtë këtu.”

Related

Previous Post

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Ministrja Kushi inspekton shkollën 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh

Next Post

Mungesa e burimeve njerëzore, raporti i Ministrisë së Financave: Po kthehet në rrezik kryesor edhe për administratën publike

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

by redaktor2
09/09/2025
0

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.