• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ndeshjet e shtatorit, Gjimshiti: Çekia e fortë, në fushë vetëm për fitore

09/06/2023
in Sport
Ndeshjet e shtatorit, Gjimshiti: Çekia e fortë, në fushë vetëm për fitore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shqipëria do të ndeshet me Çekinë në ndeshjen e parë të shtatorit, e vlefshme për fazën kualifikuese të “EURO 2024”. Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh në konferencën për mediat se kuqezinjtë do të hynë në fushë për të marrin maksimumin dhe më pas do të mendojnë për Poloninë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Mund t’ia dalim me Çekinë? – Sigurisht që po. Siç e thatë, grupi sapo është formuar goxha dhe jemi një grup me më shumë eksperiencë, lojtarë të rinj që japin më shumë. Kemi besimin që është 100% te ne. Nëse nuk beson gabon që luan në këto ndeshje. Me Çekinë gjithmonë vendimtare janë tre pikët. Janë pesë ndeshje finale që do të japim maksimumin dhe më pas do të shohim ku do të renditemi.

Këtë herë i kemi marrë masat e luftës në ajër? – Është e drejtë. Çekia ka lojtarë me gjatësi të madhe. Ne sërish do të shohim të bëjmë futbollin tonë. Të bëjmë kujdes në lojën në ajër. Nuk është vetëm lartësia që të ndryshon lojën, është edhe vetvetja. Duhet shumë besim.

Sa është e vështirë të mbash përfaqësimin e Kombëtares? – Me këtë Kombëtare, sa jemi të shpërndarë nga Lugina e Preshevës, nga Kosova, Maqedonia. Sa lojtarë jemi tani, s’ka pasur kurrë. Besoj se çdo të gjithë e dinë se përse jemi këtu. Ka njerëz shumë për të arritur në këtë pikë. Por kur luan për kombin tënd është gjë tjetër që nuk përshkruhet.

Nuk keni qenë në Europianin e 2016… – Besoj që nuk mund të them se motivimin e kam më të madh se të tjerët këtu. Është diçka që kur jam në Kombëtare e kam gjatë gjithë kohës. Shpresoj që të kualifikohemi në Euopian. Edhe atëherë kam luajtur, por nuk u grumbullova në Europian. Janë gjëra që mund t’i arrijmë, që mbeten në histori.

Sa ndihet pesha e përgjegjësisë? – Pesha sigurisht që ndihet. Çdo karakter është ndryshe. Ndonjëri e përjeton shumë më fortë, sepse kanë luajtur në presion me klubet ku kanë luajtur, mund të përballen shumë mirë. unë besoj se mund të përballem në këto ndeshje. Ka dhe lojtarë të tjerë që e dinë vlerën e kësaj loje dhe e dinë se duhet të përballen me këtë presion.

Është më e lehtë të përballesh me Çekinë pa Patrik Shik? – Forca e Çekisë nuk është individualiteti. Është ekipi që ka një forcë të lartë me lojtarët që luajnë në skuadra të mëdha. Unë e njoh Patrik Shik, është një lojtar shumë i fortë. Besoj se do rikthehet shumë më i fortë edhe ai. Por Çekia mbetet një skuadër shumë e fortë dhe favorit për t’u kualifikuar.

Një fitore këtu dhe barazim me Poloninë apo e kundërta? – Të shikojmë nesër. Varet siç ecën ndeshja. Janë dy ndeshje të ndryshme. Mendojmë vetëm për këtë ndeshje me Çekinë, pastaj kemi tre ditë kohë. Fokusimi është te ndeshja e nesërme më pas të shohim.

Related

Previous Post

“Pagesat nisën kur u largova si ministër”, Lefter Koka në GJKKO: Të besosh te çifti famëkeq, njësoj si të investosh te Sudja dhe Rrapushi

Next Post

“Nuk do jemi strehë për mafien shqiptare”- Autoritetet franceze reagojnë për arrestimin e Behar Bajrit: Ky është mesazh për organizatat kriminale

Lajme të ngjashme

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

by redaktor2
06/30/2025
0

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.