• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Guvernatori Sejko pret përfaqësuesin rajonal të FMN, zbulon kur do të kthehet inflacioni në Shqipëri në objektivin e vendosur

09/07/2023
in Ekonomi, Slider
Guvernatori Sejko pret përfaqësuesin rajonal të FMN, zbulon kur do të kthehet inflacioni në Shqipëri në objektivin e vendosur
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësues të tjerë të institucionit zhvilluan sot një takim pune me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Përfaqësuesit të ri Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor të FMN-së, Sebastian Sosa, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Stephanie Eble, e cila përfundoi mandatin e saj. Sosa është një ekonomist me përvojë, i cili ka punuar në një sërë detyrash në vende dhe rajone të ndryshme, si Maqedonia e Veriut, Serbia, Spanja, Kili, Meksika, Bolivia, Uruguai dhe Libani.

Guvernatori Sejko kreu një ekspoze të panoramës ekonomike në vend të fokusuar në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.

Ai u shpreh se të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, me një rritje ekonomike prej 4.8% në vitin 2022 dhe pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim. Lidhur me stabilitetin e çmimeve, Guvernatori theksoi se inflacioni në vend parashikohet të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit 2024. Për sa i përket sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se ky sektor ka vijuar veprimtarinë në mënyrë të qëndrueshme, me nivele të përshtatshme të treguesve të përfitueshmërisë, me një përmirësim të cilësisë së kredisë dhe me një ekspozim të kontrolluar ndaj rreziqeve të ndryshme.

Më tej, Guvernatori u ndal në qëndrimin e politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Ai u shpreh se politika monetare e ndjekur ka pasur një rol pozitiv në ecurinë e ekonomisë në vend, duke ndihmuar në kontrollin e presioneve të brendshme inflacioniste dhe duke mundësuar funksionimin normal të tregjeve financiare. Gjithashtu, ky shtrëngim ka qenë në përputhje me drejtimin e përgjithshëm të politikës monetare në BE.

Ndërkohë, zj. Stephanie Eble vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të forcimit të stabilitetit monetar e financiar të vendit. Në veçanti, ajo u ndal te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv dhe shprehu mbështetjen ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare.

Më tej, përfaqësuesit e FMN inkurajuan Bankën e Shqipërisë të vijojë monitorimin e vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimin e politikave me autoritetet shqiptare, duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Në përfundim të takimit, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen.

Related

Previous Post

Kronika satirike/ Gjekmarkaj: Nga shpërthimi i Gaz Bardhit ndaj Lulit në Kuvend te fjalimi torturues i Babos në Asamble. Çfarë ndodhi në Besëlidhjen e opozitës

Next Post

Marina Vjollca provokon nga Afrika

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.