• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nisi sot, deputeti Lavdrim Krashi liston arsyet pse është i rëndësishëm Censi i popullsisë dhe banesave 2023

09/18/2023
in Aktuale
Nisi sot, deputeti Lavdrim Krashi liston arsyet pse është i rëndësishëm Censi i popullsisë dhe banesave 2023
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në ditën e parë të nisjes së Cens-it, deputeti Lavdrim Krashi ka reaguar duke postuar në profilin e tij në Facebook disa nga arsyet kryesore se përse është e rëndësishme të mbështet kjo proçedurë.

“Fillon sot, pse është i rëndësishëm Censi?🇦🇱

✅Censi i popullsisë dhe banesave bëhet çdo 10 vjet. Qysh nga regjistrimi i fundit (2011) kanë ndodhur ndryshime në strukturën e popullsisë kështu që është e nevojshme të bëhen regjistrime të reja për të identifikuar ndryshimet dhe përshtatur shërbimet.

✅Regjistrimi jep numrin e popullsisë dhe llojeve të banesave në çdo qytet, fshat dhe trevë të vendit. Ky informacion asiston autoritetet qeveritare, në rang vendor dhe kombëtar për të planifikuar arsimin, shëndetësinë, strehimin, infrasktrukturën, policinë dhe shërbime të tjera të rëndësishme për banorët.

✅Informacioni i saktë mundëson hartimin dhe implementimin e politikave zhvillimore si në rrugë, ujësjellës, pastrimin dhe mirëmbajtjen por edhe në politikat e punësimit dhe shërbimet shoqërore për të ndarë fondet publike sipas nevojës.

✅Të dhënat e marra për kushtet social-ekonomike dhe banesave do të mundësojnë identifikimin e individëve dhe familjeve më në nevojë për vëmendje të përqëndruar nga autoritetet në buxhetin vendor dhe kombëtar.

✅Në rang kombëtar, ndihmon politikëbërjen të bëjë plane realiste për sa i takon investimeve për akset rrugore, transportit publik lokal dhe kombëtar, shkollave, kopshteve, ambulancave, spitaleve, etj.

✅Regjistrimi do të ndihmojë kompanitë dhe bizneset të kuptojnë fushat me nevojat më të larta për investime.

✅Do të ndihmojë akademikët dhe studentët për kërkime në vendet ku ata punojnë apo për të marrë të dhëna për studimet apo dezertacionet e tyre.

✅Investitorë/donatorë të huaj dhe organizata vullnetare (OJQ/OJF) mund t’i përdorin të dhënat kur planifikojnë asistencë apo ndihmë për Shqipërinë si dhe për aplikimet e tyre për financime për projektet e tyre zhvillimore.

👉🏻Censi fillon sot dhe zgjat 6 javë” Përfundon Krashi.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censusi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2020, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me tri vite. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censi 2001.
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Related

Previous Post

Bajrami protagonist dhe jashtë fushe, nuk do ta besoni sesa është shitur fanella e “legjionarit”

Next Post

Biden në vështirësi për kandidaturën e tij – gafa, kujtesa dhe hallet e djalit

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

by redaktor2
09/04/2025
0

Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.