• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Shefin e kanë kapur rob vartësit e tij”, Artan Fuga “zbërthen” çfarë ndodh me institucionet: Nuk besoni? Shihni raportet e KLSH për abuzimet në administrata!

09/18/2023
in Opinion, Slider
“Shefin e kanë kapur rob vartësit e tij”, Artan Fuga “zbërthen” çfarë ndodh me institucionet: Nuk besoni? Shihni raportet e KLSH për abuzimet në administrata!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Artan Fuga
Si e kapin “rob” politikanin që drejton institucionin vartësit e tij?
Duket si paradoksale. Shefin që drejton me mandat politik, me kompetenca të gjëra, pothuajse Zot në institucionin apo agjencinë që drejton, ta kapin “rob” vartësit e tij? Ata që ai ka emëruar ndoshta me dorën e tij, sipas qejfit të vet, pa pyetur njeri?

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po, po, po, është e mundur sado duket e pamundur. Këtë e ka vërtetuar teorikisht sociologjia e burokracisë, ku vend të veçantë zë vepra e Maks Weberit, e ka konfirmuar jo në pak raste, madje edhe ditë për ditë përvoja planetare e burokracisë, e sheh shpesh edhe në realitetin shqiptar, e prek çdonjëri me buzëqeshje, oh sa të lezetshme (!), dhe e ka sinjalizuar prej kohësh edhe filozofia.

Sa bukur e ka shpjeguar marrëdhënien midis skllavopronarit dhe skllavit filozofi gjerman i shekullit të 19-të Hegel. Të gjithë, pa pasur nevojë të kenë mend, e kuptojnë se skllavi varet nga skllavopronari. Por, zgjuarsia filozofike është atëherë kur kupton që edhe skllavopronari varet nga skllavi.

Imagjinoni sikur skllavi të mos dojë më të punojë! Më vrit! – t’i thotë skllavopronarit. Ky i fundit pa skllevër ngordh për bukë pastaj. Puna është se a ka aq skllavopronarë të zgjuar sot që ta kuptojnë këtë!!!

Nejse, historira të vjetra këto! Të vijmë te realiteti ynë.
A mundet që vartësit, ta zëmë nëpunësit, t’i hipin në qafë shefit të tyre, ta zëmë një politikani që drejton një institucion, t’i kërkojnë lloj-lloj privilegjesh, ta kapin “rob”, të mos e pyesin fort sa do që përpara të tjerëve e thërrasin “shefi”, “shefi”, kurse pas krahëve e tallin, i vendosin lloj-lloj nofkash të lezetshme tallëse, të mos ia varin fare sikurse thotë populli, me një fjalë “t’i hipin në qafë”, dhe prej këndej mjerë qytetari?

Mundet, si nuk mundet! A nuk e shihni herë pas here aq qartë, sa gjithçka del edhe në publik në formë skandalesh, turpesh, që e gjithë bota qesh, qesh e hesht, hesht e qesh!

Pse ndodh kjo? Oooo, për një mijë arsye, por le të përmendim disa:
Ndodh, thotë sociologjia e burokracisë, që shefi – politikan drejton një institucion jo se ka kompetenca profesionale për ta bërë. Doktori ndodh që drejton ushtrinë, financieri ndodh që drejton kulturën, ushtaraku pretendon të drejtojë arsimin, e kështu me radhë. Kuptohet që për të ruajtur etikën shembujt i zgjodha pak kot, por realiteti është ky.

Atëherë çfarë të bëjë shefi i shkretë? Sigurisht duke mos kuptuar gjë nga fusha ku duhet të ushtrojë detyrën që ka marrë si dhuratë, ka nevojë jetike për nëpunësit e tij teknikë që i hiqen si profesionistë në atë lëmë. Bën çfarë t’i thonë ata përndryshe rrezikon të bëjë gafa të tmerrshme, të bëhet lolo në publik, të kalojë në gjendje qesharake që brenda disa muajsh pastaj ia rrënojnë autoritetin, reputacionin dhe bashkë me të dhe postin.

Imagjino që një nëpunës – vartës t’i bëjë një fjalim publik shefit të vet me lloj-lloj broçkullash që më kujton artikujt e Shvejkut në një revistë për zogj! E gjithë bota do të qeshte me lot nga gafat e shefit.

Prandaj ky i fundit, duke e ditur këtë, edhe e skllavëron vartësin e tij, por edhe ndihet një skllav i skllavit të tij, apo një skllave e nënshtruar, lozonjare, “seksi,” e skllavit të vet, pra e vartësit të vet që i hedh trutë e gomarit ose të gomaricës!

Por, ky është rasti më i mirë. Ka akoma edhe më keq. Vartësi është emëruar sepse ka miq, ka lidhje politike, ka marrëdhënie me botën e pasurisë, ka afërsi kushurlliku me këtë apo politikan të fuqishëm, thjesht vjen nga një klan i fortë.

Atëherë mjerë shefi! Jo që nuk e urdhëron dot vartësin e tij, por i serviloset, i plotëson të gjitha tekat, pothuajse e mban hopa në kurriz.

Dikur një ambasador shqiptar në një kryeqytet të Evropës më pati thënë në konfidencë: O Tan, nga të gjithë nëpunësit e ambasadës, unë nuk urdhëroj dot asnjë, sepse janë emëruar me lidhje politike shumë më të forta se të miat! Një ditë edhe shoferi më tha: Pse unë do të rri të pres ty sa të dalësh në mbrëmje nga një aktivitet diplomatik? Ik o merr një taksi, a thuaji ndonjë ambasadori të ndonjë vendi tjetër të të marrë në makinë kur të kthehesh!

Ndërkaq një pjesë e vartësve bëjnë fushatë elektorale për shefin e tyre. Pra, shefi e di se pushteti i tij ka ardhur në burim nga puna e vartësve të tij. Por, jo nga puna që paguhet rregullisht me rrogë, por nga ajo puna tjetër e militantit në parti, që ruan votat në komisionin e votimit, që mund të paguajë ndonjë lek në dorë për të ndikuar këtë apo atë segment të elektoratit.

Por, shefi apo shefja politikane ka si çdo njeri edhe veset e veta, tekat e veta, dobësitë e veta, libidon e vet. Mund të jetë edhe pak kleptoman ose hajdut xhepash. I qëllon, sepse helbete njerëz jemi, që të ketë nevojë të bëjë ndonjë tender të dyshimtë, të marrë ndonjë vendim që privilegjon burrin, djalin e tezes, burrin e motrës së vet, ka nevojë të “ngjyejë” pak duart në privilegjet që ka shpërndarë me vendimet e veta, atëherë kush do ta bëjë këtë “punë të ndyrë”, veç ndonjë apo disa prej vartësve të vet?

Pasi e bën këtë një herë, dy, tre herë, turpi del. Bashkë me turpin edhe frika. Kufiri është kaluar. Virgjëria është kapërcyer si pengesë arkaike, sikurse thoshte Balzaku te Komedia Njerëzore, mund të bëjë “seks” sa të dojë, pra mund të hyjë thellë e më thellë në marrëdhënie korruptive me vartësit e vet!

Tani vartësit kanë të drejtë ta kthejnë shefin apo shefen në një kaluç për të bërë “kapërcim kaluçi”. Duan rroga, ngjitje të shpejtë në karrierë, paga gjithnjë më të larta, shërbime luksoze, dieta të fryra, duan të udhëtojnë në klasë të parë në avion, mundësisht të vijnë në punë aty nga ora njëmbëdhjetë e paradites, të dalin për kafe kur të duan, të përfitojnë tenderë për të afërmit e tyre, me një fjalë ta shtrijnë përtokë shefin apo shefen e tyre dhe t’i kërcejnë përsipër!

Këtu institucionin pastaj e merr lumi. Qytetarët që kujtojnë se drejtohen nga politikani që i kanë dhënë votën, në fakt drejtohen realisht nga vartësit kopila, horra, mashtrues, shejtan-budallenj të shefit!
Shefi, ‘o shefooo!’, nuk ka veçse çelësat e kashtës!

Nuk besoni? Shihni raportet Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzimet në administrata! Një pjesë e mirë e kanë burimin pikërisht këtu!

Te nëpunësi vartës që pasi e ka vendosur poshtë shalëve të veta qafën e shefit apo të shefes së vet, gufmohet me kostum e kollare nëpër makina luksoze, kafenera të shtrenjta, resorte, avionë, a gjetiu, qethur shkurt jo gjithmonë sepse është tullac, por se ngjan si i fortë, në shoqëri të të ngjashmëve të tij, duke krijuar shoqërinë e fshehtë të vartësve që sundojnë shefat e tyre! Popullin e përbuzin, puna nuk është për ta, ata veçse japin urdhra, kanë lloj-lloj emërtesash “këshilltar”, por që në fakt këshillat e tyre janë urdhra për shefen e tyre, ose shefin e tyre, shpesh nuk janë veçse lëçitje të qejfit të shefit a shefes në sytë e këtyre të fundit, dhe kështu administrata tenton të bëhet një familje e madhe ku vartës dhe shefa janë bërë në fakt vëllamër, motrushe, krushq me njëri-tjetrin.

Aq përmasa horrori merr ndonjëherë kjo gjë, sa një ditë jam hedhur përpjetë kur dëgjova një deputet kokëbosh që në një mbledhje të një komisioni të Kuvendit i konsideronte deputetët e tjerë aty, edhe të opozitës, si një grup miqsh me njëri- tjetrin, dhe qytetarët si njerëz të huaj që pretendojnë të fusin hundët në punët e tyre!
Por, këto janë raste patologjike, fundja si shkruante Frojdi patologjia e vërtetë është kjo: patologjia e jetës sonë të përditshme!

Nuk besoni? Shihni raportet Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzimet në administrata!

Related

Previous Post

Plasin ujërat e zeza, fshati Bardhaj në Kuçovë në harresë, politika në gjumë letargjik?

Next Post

Bajrami protagonist dhe jashtë fushe, nuk do ta besoni sesa është shitur fanella e “legjionarit”

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.