• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Starton me Milan-Newcastle, Champions League për herë të parë pa Ronaldon dhe Messin, pretendentët dhe kuotat e sezonit të ri

09/19/2023
in Sport
Starton me Milan-Newcastle, Champions League për herë të parë pa Ronaldon dhe Messin, pretendentët dhe kuotat e sezonit të ri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga sot, starton magjia e Champions League, kompeticionit më të bukur dhe më të fortë për klube. Edhe ky sezon i ri do të jetë ai i tetë grupeve, i dy skuadrave të para të secilit grup që kualifikohen më tej, ai Champions-i që njohim.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për herë të parë pas shumë vitesh, ky kompeticion do të jetë pa Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Portugezi e kishte përshëndetur Europën më parë për të zbarkuar në Arabinë Saudite, tek Al Nassr. Pas sezonit të fundit të argjentinasit, pa trofe në Paris, edhe ai emigroi tek Inter Miami në MLS.

STARTI – Champions do të nisë me sfidën Milan-Newcastle në orën 18:45 dhe po në këtë orë do të luhet edhe Young Boys-Leipzig. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat e kuqezinjve dhe “qymyrxhinjve” në rrugëtimin e tyre:

-Milani dhe Newcastle do të “përplasen” për herë të parë në sfidë zyrtare. Fati nuk i ka vënë në provë vitet pararendëse dhe tashmë ata do të duhet të masin forcën duke nisur nga mbrëmja e sotme në tempullin e “San Siro”-s.

-Në takimet ndaj ekipeve angleze, Milani nuk i ka punët mirë. Konkretisht në 11 sfidat e fundit, ata numërojnë 8 humbje dhe vetëm 2 fitore, e fundit përkon kundër Totenhemit sezonin e shkuar në fazën e grupeve, 1-0.

-“Qymyrxhinjtë” e kanë arritur suksesin e fundit europian në Itali me Palermon, konkretisht në Kupën UEFA, sezonin 2006-2007. Para kësaj përballje, ishullorët nuk njihnin asnjë fitore në transfertën italiane, 2 humbje dhe të njëjtën kuotë barazimesh.

-20 sezone numëron Milani mbi numrin e pjesëmarrje në Champions, vetëm Juventusi mban “kurorën” brenda vendit, (23). Po ashtu vlen të theksohet se ky është sezoni i tretë radhazi që kuqezinjtë e kanë siguruar bletën radhazi.

-Faza e grupeve nuk është parë si problem për 7 herë kampionët e Ligës së Kampionëve, pasi në 14 prezencat pararendëse, Milani është eliminuar vetëm 1 rast.

-Miqtë nga Anglia regjistrojnë numrin tre të viteve si pjesëmarrës në histori, saktësisht në periudhat 1997-1998, 2002- 2003 dhe ky aktual. Interesante është se kanë kaluar 20 vjet e 184 ditë nga zbritja në fushë e Newcastle me logon e Champions-it.

-Në ciklin 2002-2003, “qymyrxhinjtë” u bënë skuadra e parë që ia doli të kualifikohet për më tej, pasi u mposht në 3 ndeshjet e para. Atalanta i imitoi në sezonin 2019-2020.

– Newcastle ka statistikat të dobëta në transfertë, ekzaktësisht 22% në takimet e tyre në Ligën e Kampionëve si udhëtues, krahas 56% si pritës në “St. James’ Park”.

-Vetëm Vinicius konkretizoi më shumë driblime se Rafael Leao në etapën e shkuar në këtë kompeticion.

-Sandro Tonali u inkuadrua në harkun e 12 ndeshjeve me Milanin ciklin 2022-2023, e përkthyer me 1.053 minuta në total, rekord për një lojtar të Milanit si në fushën e tyre, ashtu edhe udhëtues.

PRETENDENTËT – Manchester City e nis si favorit, si kampion në fuqi i kontinentit. Pep Guardiola ka qendërsulmuesin më të mirë në botë, një duelist të mundshëm për “Topin e Artë” (Messi pritet ta fitojë, gjithsesi) dhe fitues i mundshëm i lojtarit më të mirë të FIFA-s.

Duke e sfiduar atë, padyshim do të jetë Kylian Mbappé dhe PSG i revolucionarizuar me Luis Enrique në pankinë, ndërkohë që Real Madridi është qartësisht edhe ndër favoritët e mëdhenj, ndoshta në xhiron e fundit të valsit me Carlo Ancelottin në pankinë, para se italiani të bëhet trajner i Brazilit.

KLUBETSHTETIKUOTA
Manchester CityEngland2.00
Bayern MunichGermany6.00
Real MadridSpain8.50
ArsenalEngland11.00
BarcelonaSpain16.00
PSGFrance18.00
Manchester UnitedEngland23.00
NewcastleEngland29.00
NapoliItaly29.00
Atlético MadridSpain29.00
Inter MilanItaly29.00
AC MilanItaly44.00
Borussia DortmundGermany50.00
Red Bull LeipzigGermany50.00
SevillaSpain50.00
BenficaPortugal50.00
LazioItaly100.00
Real SociedadSpain100.00
PortoPortugal100.00
Union BerlinGermany120.00
FeyenoordNetherlands120.00
LensFrance120.00
CelticScotland160.00
Red Bull SalzburgAustria160.00
MarseilleFrance190.00
GalatasarayTurkey190.00
Crvena ZvezdaSerbia420.00
Shakhtar DonetskUkraine420.00
RangersScotland420.00
PSVNetherlands420.00
BragaPortugal420.00
Young BoysSwitzerland420.00
AntwerpBelgium420.00
FC CopenhagenDenmark420.00

SKUADRAT ITALIANE – Është e pamundur të mos i konsiderosh ato. Tri gjysmëfinaliste nga katër të tilla në edicionin e kaluar të Champions-it, të gjitha janë në këtë fazë grupesh, plus Lazio që rikthehet në Europë me shumë rëndësi, sepse Juventus, për shkak të problemeve me drejtësinë sportive, mbeti jashtë garave kontinentale.

Ka grupe me favoritë të dukshëm, të tjerë që mund të rezervojnë surpriza. Napoli ka rivalë Real Madridin, Union Berlin (të Bonucci dhe Gosens) dhe Braga. Interi e fillon si favorit në grup, me Benfica si sfiduesen kryesore, duke parë se kualifikimi i Real Sociedad ose Salzburgut do të ishte vërtet surprizë.

Lazio luan kundër Atletico Madrid, Feyenoord dhe Celtic. Milani ishte i pafat kundër PSG dhe Newcastle, pastaj do të ketë përballë dy ish-kuqezinj të spikatur, Donnarumma dhe Tonalin. Nuk duhet harruar edhe Borussia Dortmund si favorite në grupin e “Djallit”.

Por do të ketë kohë për bilance, qoftë edhe për parashikime. Duke qenë se sot nisin sfidat e para të fazës në grupe, ju themi: Mirë se vini përsëri në Champions! Shijojeni edhe këtë sezon me formatin e vjetër, pasi nga sezoni i ardhshëm shtohet me 36 skuadra dhe format të ri.

Related

Previous Post

Flet nëna e 3-vjeçarit: Djali ka probleme shëndetësore, edukatoret nuk e ushqyen

Next Post

Takimi i radhës Berisha-Bardhi, tryeza e përbashkët e deputetëve mbahet në Kukës

Lajme të ngjashme

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

by redaktor2
09/10/2025
0

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

by redaktor2
09/08/2025
0

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.