Flutura Açka ka braktisur mbledhjen e konferencës së kryetarëve.
Burime për Albania Times, bëjnë me dije se ajo ka kërkuar që të njihet nga Kuvendi si kryetare e Grupit Parlamentar të PD-së.
Kësaj kërkese të Açkës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i është përgjigjur dhe në këtë moment ajo është larguar nga mbledhja.
Ajo mori pjesë në konferencë si kryetare e komisionit të arsimit, por nuk e ka pranuar këtë rol dhe është larguar nga mbledhja që në nisje të saj.