• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

09/21/2023
in Ekonomi
Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Leku po fiton terren këtë javë në kursin e këmbimit me Euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehej të enjten me 106.23 lekë, në rënie me 0.7 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Kursi Euro-Lek ka zbritur në nivelin më të ulët që prej datës 22 gusht.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Edhe shumica e valutave të tjera po ndjekin rënien e Euros. Paundi Britanik zbriti në 122.54 lekë, niveli më i ulët që prej mesit të muajit gusht. Franga zvicerane zbriti në 110.06 lekë, edhe kjo në nivelin më të ulët prej një muaji.

Dollari Amerikan ngelet poshtë nivelit të 100 lekëve, por megjithatë të enjten shënoi një rritje të lehtë dhe u këmbye me 99.67 lekë.

Edhe muaji shtator po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valutor. Megjithëse periudha e pikut e sezonit turistik ka kaluar, monedha europiane nuk ka arritur një ringritje të qëndrueshme. Mes datave 23 dhe 25 gusht, kursi i Euros dhe fitoi pothuajse pesë pikë brenda tre ditëve, duke arritur deri në nivelin e 110.67 lekëve.

Por, ashtu siç ka ndodhur disa herë të tjera këtë vit, forcimi i Euros ka rezultuar shumë afatshkurtër. Me shumë të ngjarë, rritja i detyrohej një kërkese të përqendruar nga një ose disa subjekte të mëdha.

Për shkak të përmasave të vogla të tregut valutor, por ndoshta edhe të një lloj pasigurie që ka shkaktuar luhatshmëria e kursit gjatë këtij viti, kërkesat e mëdha dhe të papritura sjellin një rritje të forta dhe përtej normales të kursit të këmbimit të Euros.

Por, në momentin ku këto kërkesa përmbushen, kursi i këmbimit të Euros gradualisht bie pranë niveleve të mëparshme. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë herë, me Euron që tashmë është kthyer në nivelet e një muaji më parë.

Ekspertët mendojnë se efekti i turizmit në kursin e këmbimit tashmë paraqitet më i shtrirë në kohë. Nëse deri para disa vitesh këto efekte shtriheshin kryesisht gjatë muajve korrik dhe gusht, zgjatja e sezonit ka bërë që ndikimi sezonal në kurs të jetë i prekshëm edhe në muajt qershor dhe shtator. Numri rekord i turistëve të huaj këtë vit ka bërë që oferta valutore të ngelet e lartë, ndërsa kërkesa nuk paraqet lëvizje të rëndësishme. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin që shumë subjekte i kanë blerë rezervat e nevojshme të valutës qysh në muajt e verës, me qëllimin për të përfituar nga kursi i ulët.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente ka shënuar nivelin më të ulët historik për 6-mujorin e parë të vitit, në rënie me 27.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në krahun tjetër, edhe oferta e shtrënguar e Lekut po luan një rol në forcimin e monedhës kombëtare. Agregati monetar M2 po shfaq ritme të dobëta të rritjes, duke pasqyruar efektet e politikave monetare dhe fiskale me tendencë shtrënguese.

Banka e Shqipërisë e ka rritur vetëm njëherë normën bazë këtë vit dhe aktualisht ajo qëndron në nivelin 3%. Por, kreditimi në muajt e fundit ka shfaqur një tendencë të qartë ngadalësuese. Ngadalësimi reflekton pjesërisht edhe forcimin e Lekut dhe efektin korrektues të kursit të këmbimit mbi ofertën totale monetare.

Ndërkohë, suficiti buxhetor në muajin korrik ishte pranë nivelit të 45 miliardë lekëve, gati tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Related

Previous Post

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takim me ambasadoren e Francës: Bashkëpunimi duhet të intensifikohet më tej, përmes hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta

Next Post

Indeksimi i pensioneve, Vasili: A mund t’i shpjegohet kryeministrit se si jetohet me 100 dollarë në muaj? Qeveri ‘dorështrënguar’ nuk ke turp që ke shpenzuar miliard

Lajme të ngjashme

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Sigurimi i vetëpunësuarve në bujqësi – kush përfiton dhe cilat janë 4 kushtet kryesore

Sigurimi i vetëpunësuarve në bujqësi – kush përfiton dhe cilat janë 4 kushtet kryesore

by redaktor2
08/29/2025
0

Instituti i Sigurimeve Shoqërore rikujton kushtet dhe procedurat që duhet të ndjekin personat e vetëpunësuar në sektorin bujqësor dhe blegtoral...

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

by redaktor2
08/21/2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.