• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Qëndrim antishqiptar dhe imoral”- Deputeti i PL reagon për deklaratat e presidentit serb në OKB për Kosovën: Rama s’guxon të flasë

09/22/2023
in Politikë
“Qëndrim antishqiptar dhe imoral”- Deputeti i PL reagon për deklaratat e presidentit serb në OKB për Kosovën: Rama s’guxon të flasë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar fjalimet e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në OKB, për Kosovën  e Rusinë, duke u shprehur se ato tregojnë qartë se ai “është kthyer shumë më prapa në llogoret e nacionalizmit malinj dhe anti euroatlantizmit”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në reagimin e tij, Vasili është shprehur ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se “ ndërsa komenton me vrap me shumë ironi dhe me gjuhë fyese çdo veprim të Kosovës dhe Albin Kurtit kur vjen çështja tek Vuçiçi qep gojën”.

“Ky është një qëndrim antishqiptar dhe imoral”, u shpreh nënkryetari i PL.

Sipas tij, “Kosova dhe Albin Kurti janë në rrugën e duhur të parimeve, të mbrojtjes së integritetit të Kosovës dhe te euroatlantizmit”.

Reagimi i Petrit Vasilit

Vuçic ne OKB egërsisht kunder Kosoves, pro Rusise dhe Rama, qe s’guxon as te flase!

Presidenti i Serbise ne OKB tregoi qarte se eshte kthyer shume me prapa ne llogoret e nacionalizmit malinj dhe anti euroatlantizmit.

Vuçiç ka, hequr paralele te paimagjinueshme  mes nderhyrjes se forcave ndekombetare ndaj genocidit te tmerrshem  serb ne Kosove qe solli pavaresimin e saj dhe sulmit agresiv te Putinit ndaj Ukraines.

Ja cfare tha Vucic ne OKB:

⁉️”Përpjekjet për ta ndarë në copa vendin tim që kanë filluar më 2008 nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Vuçiç. “Do të flas për principet që janë shkelur. Këtu në këtë sallë ne dëgjuam nga presidenti i SHBA-së kur tha se ndër principet më të mëdha është integriteti territorial”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në rastin e Kosovës, të gjitha vendet perëndimore kanë shkelur kartën e OKB-së.

Ja cfare tha Vuçic ne OKB:

⁉️“Ka ndodhur pa ndonjë vendim nga Këshillit të Sigurimit që ta sulmojnë një vend të pavarur. Nuk ju erdhi mirë kur Putini i përdori të njëjtat justifikime”, ka thënë ai tutje. “Nga fitorja e këtyre 19 vendeve ndaj Serbisë, më e keqe se kjo është që tani këta flasin për integritetin territorial të Ukrainës. Ne e mbështesim integritetin territorial të Ukrainës edhe pse nuk i prishim raportet tona me Rusinë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçic ka treguar shume qarte se nuk e njeh Kosoven dhe ka kritikuar Presidentin Byden per njohjen e Kosoves.

Ja cfare tha Vuçiç ne OKB:

⁉️“Këtu, në këtë sallë, vetëm dy ditë më parë, e dëgjuam presidentin e Shteteve të Bashkuara [Joe Biden], duke folur për parimin më të rëndësishëm në marrëdhënie mes vendeve, për respektin e integritetit të tyre territorial dhe sovranitetin… i vetmi telash në këtë ishte se vetëm pak orë pas fjalimit të tij, ai e takoi presidenten e të ashtuquajturës Kosovë, e cila cilësohet nga vendet më të fuqishme të Perëndimit si presidente e një vendi të pavarur, e dalë nga territori i Republikës së Serbisë”, u shpreh presidenti i Serbisë.

Vuçiç ka konfirmuar mbeshtetjen e hapur ndaj Rusise agresore.

Ja cfare tha Vuçiç ne OKB:

⁉️”Ne kërkojmë një përgjigje të qartë në pyetjen që unë ua bëj prej vitesh bashkëbiseduesve të mi, udhëheqësve të shumë vendeve – cili është ndryshimi midis sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës dhe sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë që është shkelur rëndë dhe që shumë prej jush i jepni njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar? Unë kurrë nuk kam marrë një përgjigje racionale nga askush”,

Vuçiç ka konfirmuar serish se nuk do te vendose sanksione ndaj Rusise.

Ja cfare tha Vuçiç ne OKB:

⁉️“vlerëson se politika e sanksioneve kundër Federatës Ruse askujt nuk mund t’i sjellë rezultate.

Të gjithë mundohen të më japin mësime morali për gjithçka dhe të shpjegojnë se si dhe në çfarë mënyre duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Këtu jam unë, i cili ende ka njëfarë ndikimi në vendimmarrje në institucionet e Serbisë, ende nuk jam për këtë”, tha Vuçiq.

🟥  K O N K L U Z I O N !!

Ndaj ketij qendrimi politik shume te eger anti Kosove dhe kunder procesit te negociatave Kosove Serbi nuk ka asnje qendrim nga Edi Rama.

Ndersa Rama komenton me vrap me shume ironi dhe me gjuhe fyese çdo veprim te Kosoves dhe Albin Kurtit kur vjen çeshtja tek Vuçiçi qep gojen.

Ky eshte nje qendrim antishqiptar dhe imoral.

Gjithashtu edhe negociatoret nderkombetare te dialogut Kosove Serbi aq te zellshem per te komentuar e sanksionuar Kosoven dhe Albin Kurtin padrejtesisht si mundet te rrine te heshtur dhe nuk mbajne asnje qendrim per te denuar pozicionimin prorus, kunder njohjes se Kosoves dhe minues per dialogun Kosove Serbi, qe ne menyre te papranueshem dhe te paimagjinueshem Vuçiç mbajti publikisht ne OKB.

Heshtja e negociatoreve nderkombetare e perkeqeson dukshem objektivitetin dhe paanshmerine e tyre qe edhe aktualisht eshte e kompromentuar.

Vuçiç foli, ndersa Rama dhe ndekombetaret heshten kjo shpjegon gjithshka.

🟥   Perfundimi eshte shume i qarte:

Kosova dhe Albin Kurti jane ne rrugen e duhur te parimeve, te mbrojtjes se integritetit te Kosoves dhe te euroatlantizmit.

Ndersa te tjeret e kane humbur rrugen ca me qellim si Edi Rama dhe ca te tjere nga pafuqia, por ne çdo rast jane te detyruar te rigjejne rrugen e drejte, qe te çon vetem kah perendimi.

Related

Previous Post

Shakira flet për marrëdhënien me Gerard Piqué: Kam besuar në të derisa vdekja të na ndajë

Next Post

Bombastikja’ ruse që po drithëron rrjetet sociale

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Më 1 Shtator, kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt. Çfarë pritet të diskutohet

“Ecim”, lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit

by redaktor2
08/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.