• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Si e vrau veten një mik”, rrëfimi tronditës i Ben Blushit: Pagoi të gjitha borxhet, faturën e funeralit dhe shkrepi pistoletën. Pse e admiroj këtë njeri

09/22/2023
in Te tjera
“Si e vrau veten një mik”, rrëfimi tronditës i Ben Blushit: Pagoi të gjitha borxhet, faturën e funeralit dhe shkrepi pistoletën. Pse e admiroj këtë njeri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Ben Blushi
SI E VRAU VETEN NJË MIK
Një njeri që e njoh prej 30 vjetësh vrau veten. Disa muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe pas shumë përpjekjeve,torturave përpëlitëse dhe netësh pagjumë, vendosi ta sulmonte tumorin me tuba dhe thika dhe të bënte një ndërhyrje që ia shtoi edhe më shumë vuajtjet dhe ia hoqi shpresën përfundimisht.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kur i doli narkoza, mjekët i thanë se ndoshta nuk kishte më shumë se dy javë jetë. E kthyen në shtëpi të gjymtuar, të përgjysmuar, të mavijosur, të dobët, të zhbërë dhe aq të pafuqishëm saqë gruaja dhe vajza e ushqenin, e lanin, e ngrinin dhe e ndërronin si një bebe sa herë e pastronin. Sapo kuptoi se ky proces i neveritshëm shërbimi, do vazhdonte deri ditën e fundit të jetës, mori pistoletën dhe vrau veten. Kishte qenë polic.

Iku duke mbrojtur dinjitetin e vet dhe duke i kursyer gruas dhe fëmijëve një dhimbje që ndoshta nuk do t’u shqitet më kurrë. I zhveshur nga funksionet jetësore, atij i kishte mbetur në dorë vetëm një gjë: të mos zhburrërohej. Duke vrarë veten u çlirua nga dara dhe nga dora e hekurt e metastazave dhe po ashtu shpëtoi njerëzit që donte nga një skelet që merr frymë, siç ishte katandisur.

Unë e admiroj këtë njeri. Ai gjeti forcë t’i japi fund jetës atëherë kur ajo u kthye në një mizori.

Para se të ikte pagoi të gjitha borxhet që kishte bashkë me faturën e funeralit të vet. Shkonte çdo ditë te varri, të cilin e kishte bërë gati prej muajsh. E ujiste, e zbukuronte, e rregullonte, e sistemonte, duke e mbjellë me lule dhe duke fërkuar pllakën e bardhë me emrin e tij. Në varreza, me siguri kishte pasur kohë të njihej me fqinjët, me të cilët tani do kalojë pjesën e mbetur të vdekjes dhe ishte miqësuar me varrmihësit e vet duke pirë një kafe pa sheqer dhe ndoshta duke i lënë një bakshish që ta varrosnin mirë.

Kur imagjinoj sesi ka marrë armën dhe ka parë diellin për herë të fundit, përpiqem të hyj në kokën e një njeriu që e di se po vdes. Çfarë mendimesh mund të ketë dikush që del çdo ditë nga shtëpia dhe shkon në varrin e tij njëlloj sikur shkon në punë. Aty flet me vete, qan, ngashërehet, urren, mëshiron, kujton, harron, fal dhe mërzitet për gjërat që nuk i bëri dot, pa u gëzuar për gjërat që i bëri mot dhe si bën më sot.

Arsyeja pse po shkruaj këto rreshta nuk është dhimbja për atë që iku, por për ata si ai që janë ende gjallë. Pacientë terminalë që dergjen nëpër spitale, të kthyer në mbetje biologjike e cila as nuk ndjen, as nuk shijon, as nuk lëviz, por vegjeton. Këta njerëz që nuk kanë asnjë faj për gjendjen ku ndodhen, përveçse jetojnë në ferr, janë dhe ferri i atyre që duan dhe i duan. Nuk ka gjë më të rëndë se sa kur ata që të duan, duan vetëm se si të shpëtojnë nga ty. Këtu vdekja ka korrur fitoren e parë të madhe. Të ka marrë dhembshurinë e tyre, para se të marrë pjesërisht trupin, pastaj mendjen dhe në fund shpirtin.

Shumica e këtyre të sëmurëve luten çdo ditë si të vdesin. Por nuk dinë se si. Nëse do kishin mundësi dhe kurajo do ta kishin vrarë veten njëlloj si miku im, por fatkeqësisht ata nuk kanë as kurajo dhe as mundësi. Të shtrirë nëpër krevate nga ku nuk ngrihen më, ata nuk dalin dot në rrugë për të blerë një armë dhe për të vrarë veten. Atëherë kush i shpëton ata nga jeta? Kush i jep fund jetës së tyre pa kuptim?

Vende të cilat janë ndarë nga traditat kishtare, sipas të cilave jetën mund të marrë vetëm ai që ta ka dhënë, pra Zoti, po e zgjidhin këtë dilemë në favor të njeriut. Ata mendojnë më shumë për dhimbjet e njeriut sesa të Zotit. Ata kanë miratuar eutanazinë, ose vdekjen e asistuar, e cila i jep mundësi pacientëve të pashpresë, të zgjedhin të vdesin atëherë kur kërkojnë të vdesin, sepse nuk munden më, sepse edhe shkenca nuk mundet më.
Shteti të lejon dhe të ndihmon të vdesësh. Nuk ke nevojë të kërkosh një armë, të hidhesh nga dritarja,të presësh damarët apo të shëmtohesh e të deformohesh duke cenuar dinjitetin tënd. Mund të vdesësh me lejen dhe me ndihmën e shtetit. Mjafton një shiringë e mbushur me lëng që të ve në gjumë për të mos u zgjuar më. Një grup mjekësh miratojnë procedurën e parashikuar nga ligji dhe jeta jote ndërpritet në mënyrë paqësore. Mes teje dhe vdekjes ka kompromis. Ka mirëkuptim.

Meqë Shqipëria po kthehet gradualisht në një Republikë Ultraliberale, e cila lejon me ligj shumicën e veseve njerëzore, përfshi tymosjen, bastet dhe lojërat e fatit,pa folur për veset që toleron pa ligj, atëherë pse mos e lejojë dhe vdekjen e ëmbël? A duhet të kenë të drejtë pacientët e pashpresë t’i kërkojnë shtetit t’i vrasë, atëherë kur nuk munden më? Pse duhet që njerëzit të vrasin veten kur mund t’ia kërkojnë këtë shërbim shtetit, të cilit i paguajnë taksa për të jetuar më mirë, por edhe për të vdekur më mirë?

A duhet legalizuar eutanazia?
Sa e ëmbël dhe shpëtimtare do ishte eutanazia për mikun tim polic dhe familjen e tij, e cila sot me siguri është e traumatizuar nga pistoleta që i mori jetën babait. Në provincat e Shqipërisë, si kudo tjetër, për fat të keq vetëvrasja paragjykohet dhe quhet një akt i ulët, një anomali. Sigurisht që vetëvrasja është një dorëzim, por në rastin e mikut tim është një detyrim. Një shpëtim. Është një zgjidhje dinjitoze të cilën nuk kishte ku ta kërkonte tjetër. Atë e braktisi natyra, shkenca, shteti dhe Zoti. E lanë vetëm. E tradhtuan. Prandaj e gjeti zgjidhjen vetë, si një qenie e fortë, racionale dhe inteligjente. Natyrisht nuk do ta bënte sikur shteti ta ndihmonte të vdiste përmes eutanazisë. Përmes vdekjes së ëmbël të cilën kaq shumë njerëz mezi e presin dhe sigurisht e meritojnë prej kohësh.

Related

Previous Post

Tentoi të vriste me armë pronarin e hotelit, Apeli liron nga qelia reperin e “Hellbanianz”! Ç’ndodhi në biznes dhe përplasja me recepsionisten

Next Post

Modelja Italiane lë me ‘gojë hapur’ ndjekësit, me pozat ‘hot’

Lajme të ngjashme

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.