• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

E thotë ministri i sportit Çeku: Brenda pesë viteve në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume

09/23/2023
in Rajoni & Bota
E thotë ministri i sportit Çeku: Brenda pesë viteve në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ky është plani që ekskluzivisht për KosovaPress, e ka zbuluar ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. Ai ka thënë se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), UEFA-n, FIFA-n dhe 16 komuna të Kosovës për zbatimin e këtij projekti në mënyrë që Kosova të jetë gati me infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ne e kemi nisur para disa muajsh në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, me disa kryetarë të komunave një plan të përbashkët për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vendin tonë. Tashmë kjo korrespondon edhe me planin që e kemi për Lojërat Mesdhetare, por ky është një proces që ka nisur më herët për të cilin ne kemi pasur një vizitë në dy shtëpitë botërore të futbollit në UEFA dhe në FIFA, jemi takuar me presidentët përkatës dhe e kemi mbështetjen e tyre profesionale, do të synojmë edhe financiare që të na ndihmojnë në këtë ndërmarrje të madhe shtetërore. Tashmë e kemi një memorandum të përbashkët me 16 kryetarë të komunave dhe me kryetarin e Federatës së Futbollit ku i ndajmë detyrat bashkërisht në lidhje me konsolidimin e infrastrukturës së futbollit. Pra, po flasim për 27 projekte të infrastrukturës së futbollit, një pjesë e tyre janë renovime, një pjesë e tyre janë ndërtime nga e para”, tha Çeku.

Nga ky projekt, me stadiume të rinovuara ose krejtësisht të reja pritet të bëhen shumë komuna, si Prishtina, Prizreni, Gjilani, Peja, Gjakova e Ferizaj.

“Si obligim në raport me Lojërat Mesdhetare, ne jemi zotuar për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës dhe ky stadium tashmë do ta kalojë fazën e një studimi dhe një masterplani për të gjitha lojërat ku përcaktohet lokacioni, kapaciteti, për stadiumin nacional të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, kemi nisur me procedurat për ndërtimin e stadiumit të ri në Bërnicë, në Prishtinë, do të jetë një stadium ndihmës për nevojat e klubeve të kryeqytetit të Kosovës. Në Pejë, shkojmë me renovim total të stadiumit të qytetit ‘Shani Haxhiislami’… Në Ferizaj, çështja është pak më specifike, nuk e kanë një stadium të dinjitetshëm qyteti i Ferizajt. Edhe aty ministria e ka të kontraktuar në operator që po e bën studimin e fizibilitetit, pra për përcaktim të lokacionit si hap i parë dhe në momentin që përcaktohet lokacioni, do ta hartojë projektin zbatues për stadiumin e ri të Ferizajt… Renovimi i stadiumit të qytetit në Gjakovë që është një projekt ku kontribuon edhe Komuna e Gjakovës… Me ‘Përparim Thaçin’ në Prizren një fazë e kemi përfunduar dhe tashmë ka mbetur vetëm faza e fundit që e funksionalizon në tërësi stadiumin e qytetit ‘Përparim Thaçi’ në Prizren”, shpjegoi Çeku.

Related

Previous Post

Vdes personi që u plagos para disa ditësh në Rahovec

Next Post

Arrestohen dy persona në Shkodër, ndihmuan disa persona të kalojnë ilegalisht kufirin

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.