• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pas sulmit në Veri, Lajçak: Do ta gjej një rrugë përpara në dialog në ditët në vijim

09/25/2023
in Rajoni & Bota
Pas sulmit në Veri, Lajçak: Do ta gjej një rrugë përpara në dialog në ditët në vijim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të hënën herët se do të përqendrohet ditëve në vijim për të gjetur një rrugë përpara në dialog, pas sulmit më armë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Në një shkrim në llogarinë e vet në Facebook pak pas mesnatës, Lajçak tha se mbeti i tronditur nga sulmi ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Akte të tilla të dhunës janë thellësisht shqetësuese dhe janë kundër parimeve të paqes dhe bashkëpunimit”, tha ai.

Ai tha se ky sulm e thekson edhe më shumë nevojën për dialog dhe diplomaci parandaluese “e cila u nënvizua gjatë javës së kaluar kur mora pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork”.

“Për të gjetur një rrugë përpara në rajon dhe në veçanti në dialog, unë kisha bisedime strategjike me partnerët tanë amerikanë”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan më 14 shtator në Bruksel për një nivel të lart bisedimesh në dialogun e ndërmjetuar nga Bashkimi Evropian, por nuk arritën asnjë pajim për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti e akuzoi Lajçakun se u pozicionua kundër Kosovës në takimin mes palëve.
Autoritetet kosovare thanë të dielën se rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit. Sipas tyre, sulmuesit e armatosur, rreth 30 syresh, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.

Sipas Sveçlës, autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Kosova e bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës.

Related

Previous Post

E ardhmja e Asllanit te Interi në dyshim, mesfushori shqiptar mund të huazohet në janar

Next Post

Mendova se mund të mos kisha të tjera minuta”/ Adrola Dushi rrëfen ngjarjen që mund të kishte pasoja të rënda

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.