• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Rezarta Balliu

09/25/2023
in Kronikë
U shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Rezarta Balliu
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka lënë në fuqi vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Rezarta Balliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Balliu u shkarkua nga detyra për shkak se nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasuritë e saj dhe për deklarim të rremë.

Sipas KPA, vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rezarta Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 418, datë 09.07.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 418, datë 09.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Rezarta Balliu.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.09.2023.

Njoftimi i shkarkimit nga detyra:

KONKLUZION PËRFUNDIMTAR

Trupi gjykues, në përfundim të hetimit të kryer në zbatim të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr. 84/2016,

duke u bazuar në vlerësimin tërësor të çështjes, mbështetur në provat e administruara nga

Komisioni, për vlerësimin e kriterit të pasurisë në shpjegimet e subjektit të rivlerësimit në seancat

dëgjimore publike, si dhe pasi mori në shqyrtim të gjitha pretendimet dhe provat e parashtruara nga

subjekti i rivlerësimit, ka konstatuar se znj. Rezarta Balliu:

  1. Nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm burimet e ligjshme të pasurive, në përputhje me nenin

D të Aneksit të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 84/2016.

  1. Ka kryer veprime fiktive dhe deklarim të rremë.

iii. Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe kryerjen e

shpenzimeve në përputhje me germën “b”, të pikës 5, të nenit 33, të ligjit nr. 84/2016.

  1. Ka deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë në përputhje me pikën 3, të nenit 61, të

ligjit nr. 84/2016.

PËR KËTO ARSYE,

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5, të nenit 55, të ligjit nr.

84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar dhe në

bazë të germës “c”, të pikës 1, të nenit 58 dhe të pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016, “Për

rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I:

  1. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Rezarta Balliu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

  1. Ky vendim, i arsyetuar me shkrim, i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe

vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit në përputhje me

pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.

  1. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit

dhe/ose Komisioneri Publik, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.

  1. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall në Tiranë, në datën 9.7.2021.

Related

Previous Post

Miley Cyrus bëhet brune dhe befason fansat me look-un e ri, ja fotot që postoi këngëtarja në Instagram

Next Post

U vra në krye të detyrës, përcillet për në banesën e fundit efektivi Afrim Bunjaku

Lajme të ngjashme

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë zonës së Syrit të Kaltër në jug të vendit, duke rrezikuar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.