• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U zgjodh zv.President i UEFA-s, Duka: Rezultat i punës së futbollit shqiptar ndër vite

09/26/2023
in Sport
U zgjodh zv.President i UEFA-s, Duka: Rezultat i punës së futbollit shqiptar ndër vite
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zgjedhja e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka në postin e zv.Presidentit të UEFA-s ka është një lajm i përmasave të jashtëzakonshme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por edhe Shqipërinë. Për herë të parë një shqiptar zgjidhet në postet më të larta drejtuese të institucioneve ndërkombëtare dhe kjo padyshim është një vlerësim për kontributin e vyer dhe eksperiencën e Presidentit Duka për zhvillimin e futbollit europian.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për FSHF-në nga Qipro, aty ku u zhvillua edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti Duka është shprehur i nderuar për këtë besim të madh që i ka dhënë qeveria e futbollit europian dhe e ka cilësuar këtë arritje si rezultat i punës së madhe të bërë nga i gjithë futbolli shqiptar ndër vite.

“Padyshim që ndihem i nderuar, i respektuar, jo vetëm unë, por i gjithë futbolli shqiptar për vlerësimin që i bën komuniteti europian i futbollit një kandidature nga Shqipëria për të qenë Zv.President i UEFA-s. Padyshim që është rezultat i kontributit të punës së gjithë futbollistëve, trajnerëve dhe i gjithë komunitetit të futbollit shqiptar për të patur një vend në drejtimin e futbollit europian. UEFA është një organizatë sportive, bashkimi i të gjitha federatave europiane dhe organet e saj drejtuese padyshim që marrin vendime për të mirën e futbollit europian në përgjithësi dhe kjo do të thotë se të qenurit në një post drejtues të UEFA-s, pra në postin e Zv.Presidentit, nuk të bën që të marrësh vendime të njëanshme pavarësisht Federatës nga vjen, por unë jam i kënaqur që do të japë kontributin tim në mbarëvajtjen e futbollit europian, në strategjitë e zhvillimit të tij, pse jo edhe me vendimet e përditshme apo administrative që do të duhet të marrë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të mirën e futbollit në përgjithësi”,- tha Presidenti i FSHF-së.

Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri – Më tej, në prononcimin e tij ai ka komentuar edhe vendimin tjetër historik të marrë sot nga UEFA që i besoi FSHF-së dhe Shqipërisë pritjen dhe organizimin e finaleve të Kampionatt Europian 2025 për moshën U-17. Një turne madhor, që do të sjellë shumë përfitimet për vendin tonë dhe do të ketë gjithashtu një impakt të fortë në lëvizjen futbollistike shqiptare.

Presidenti Duka ka theksuar se nevojitet edhe mbështetja e qeverisë apo pushtetit lokal për të bërë investime të përbashkët në mënyrë që infrastruktura sportive të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm në prag të nisjes së turneut në verën e vitit 2025.

“Vendimi i marrë sot nga UEFA për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për moshat U-17 në Shqipëri padyshim që është një lajm shumë i mirë për futbollin shqiptar, mund të them që është lajmi më i mirë në vitet e fundit. Ky është një aktivitet shumë madhor, ku do të marrin pjesë 16 skuadra nga e gjithë Europa, mund të them që nga pikëpamja organizative ka të bëjë shumë më shumë dhe shumë më i madh se sa finalja e UEFA Conference League, por edhe nga pikëpamja e përfaqësimit. Pra e ardhmja e futbollit, të rinj nga e gjithë Europa, më të mirët e perspektivës do të vijnë të luajnë në Shqipëri, në katër stadiume shqiptare, në ‘Air Albania’, ‘Loro Boriçi’, “Egnatia Arena” dhe ‘Elbasan Arena’. Padyshim duhet shumë punë për ta bërë sa më mirë organizimin e saj. Ne kemi dhënë, kemi marrë shumë garanci edhe për investime të përbashkëta me qeverinë shqiptare. Nuk janë vetëm ndeshjet, nuk janë vetëm kualifikueset deri në finale, por janë edhe përgatitjet e ekipeve, akomodimi i tyre, ambientet e stërvitjes që janë kërkesa që për momentin ne nuk i kemi, por jemi të bindur që do t’i plotësojmë deri në 2025. Kjo është ngjarja më e madhe sportive që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, është ngjarje më e madhe se Conference League, është ngjarja më e madhe e mundshme që ne mund të organizojmë me infrastrukturën, apo me një vend si ai i joni”, – vijoi Presidenti i FSHF-së, i cili në fund ka edhe një apel për të gjithë që të kthejmë finalet e Euro U-17 në një histori suksesi dh të krijojmë një klimë pozitive përgjatë gjithë turneut.

“Unë jam i bindur, që stafi, administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me administratën e UEFA-s do të bëjnë organizimin e një aktiviteti shumë të mirë, një aktivitet në nivele të larta profesionale. Me këtë rast dua që t’u bëj thirrje të gjithëve që ta mbështesin këtë aktivitet, pasi duhen të gjithë aktorët në vend të jenë pozitivë dhe ta mbështesin, qoftë pushtetet vendore atje ku do të luhet, qoftë shkollat apo Ministria e Arsimit, apo padyshim edhe pushteti qendror. Duke qenë të gjithë bashkë, duke pasur një klimë pozitive, jam i sigurt që do të kemi një kampionat model, ashtu siç kishim një finale të Conference League model. U bëj gjithashtu thirrje të gjithëve që ta mbështesin dhe t’i mbushin stadiumet. Të krijojnë me të vërtetë një atmosferë festive, pozitive, gjatë gjithë ndeshjeve, nga dita e parë te finalja e kampionatit Europian për moshat nën 17 vjeç, në Air Albania”,- u shpreh Presidenti Duka. 

Related

Previous Post

“Sinjali më i keq që mund të jepte”, Rama reagon pasi Serbia shpalli ditë zie për sulmin në Kosovë: Ta ndajë mendjen nëse…

Next Post

Qetësohet trajneri Ancelotti, rikthehet në fushë sulmuesi i Real Madrid

Lajme të ngjashme

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

by redaktor2
06/30/2025
0

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.