• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Organizator i sulmit ndaj policisë së Kosovës, kush është Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe 

09/27/2023
in Rajoni & Bota, Slider
Organizator i sulmit ndaj policisë së Kosovës, kush është Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Shtetet e Bashkuara te Amerikës i sanksionuar, në Kosovë i kërkuar, ndërsa në Beograd njihet si mbrojtësi me i forte i serbëve në veri të Kosovës. Ky është profili i Milan Radoiçiç, serb i lindur në Gjakovë, aktualisht nënkryetari i Listës Serbe, që akuzohet nga autoritetet e Kosovës, si organizator dhe pjesëmarrës i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përveçse një njeri i biznesit, me kalimin e viteve Milan Radoiçiç ka imponuar edhe një profil politik. Ai është zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe pak muaj pas vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, ne vitin 2018. Radoiçiç është akuzuar se ka gisht në këtë vrasje, por këto dyshime nuk janë vërtetuar në rrugë gjyqësore. Ai e ka cilësuar akuzën e autoriteteve të Kosovës ndaj tij si dredhi shqiptare për ta eliminuar politikisht.

Në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi Milan Radoiçiçin dhe partnerin e tij në biznes, Zvonko Vesellinoviç. Ata të dy, së bashku me 10 persona të tjerë, akuzohen nga SHBA si prijësit e një grupi të organizuar kriminal, që merret me kondrabandimin e armëve, korruptimin e zyrtarëve dhe tregtinë e paligjshme të mallrave, parave dhe narkotikëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nënkryetari kontrovers i Listës Serbe ka marrë pjesë në disa takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Beograd. Ai ka pasur takime e kontakte edhe me politikane nga Prishtina. Ne vitin 2019 mediat publikuan nje fotografi ku Radoiçiç dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duken në një jaht me biznesmenin kosovar, Behgjet Pacolli. Takimi është pranuar nga Pacolli i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rastësisht dhe se nuk kanë biseduar për politikë. Kur Radoiçiq është zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe ai është takuar edhe me Ramush Haradinajn në kabinetin e tij.

Në fillim të korrikut të këtij vit, Milan Radoiçiç ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka publikuar një video nga rrethina e Leposavicit, në veri të Kosovës, me mesazhin: “Jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo”. Pas sulmit ne Banjske janë hedhur dyshime se Radoiçic mund te jete plagosur ne manastir. Media boshnjake, ‘Istraga”, raportoi në platformën X se Radoiçiç ka marre një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit me policët shqiptarë dhe po kurohet në një spital ne serbi. Ky informacion nuk është konfirmuar as nga autoritetet e Kosovës dhe as nga ato të Serbisë.

Related

Previous Post

Qeveria e Kosovës jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjakut

Next Post

“Sakrifikuan gjithçka”, Basha takon drejtues të shoqatës së Ish-të përndjekurve në Shkodër: Të shlyejmë detyrimin e madh ndaj kësaj shtrese

Lajme të ngjashme

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

by redaktor2
09/02/2025
0

Shqipëria ka marrë për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit “Interreg Europe”, një nismë kyçe e Bashkimit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
  • Dumani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të DASH
  • Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.