• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Sulmi i terroristëve serbë ndaj policisë së Kosovës, Andi Bushati: Rama duhet të hapë tani “zarfin sekret” për asocacionin

09/27/2023
in Opinion, Slider
Sulmi i terroristëve serbë ndaj policisë së Kosovës, Andi Bushati: Rama duhet të hapë tani “zarfin sekret” për asocacionin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i pandryshueshëm i Beogradit, për t’a përdorur komunitetin e serbëve të Veriut si mish për top, ka ngritur një pyetje që mund ta hedhë në erë marëveshjen e arritur në bazë të planit Franko- Gjerman. A mundet që, në këto kushte, pala kosovare t’i hapë dritën jeshile themelimit të asocacionit, tani kur janë bërë tejet të forta dyshimet mbi qëllimin për të cilin mund të përdoret ai?

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këtë dilemë, që po e pohojnë me zë të fortë gjithnjë e më shumë specialistë të rajonit, e shtronte në një editorial të saj edhe gazeta serioze londineze “The Guardian”. Aty theksohej se nuk është fare e çuditshme që, në kushtet kur Uashingtoni dhe Brukseli po përkëdhelin Vuçiçin, Albin Kurti të hezitojë t’i japë asocacionin serbëve me tendenca separatiste. Në editorialin e “The Guardian” përmblidheshin dilemat që këto ditë po i shtrojnë të gjithë. Po sikur një njeri si Radoiçiçi të vihej në krye të shoqatës të komunave serbe? 

Po sikur policët, komunarët, të zgjedhurit t’i kthenin mjediset e tyre autonome të punës, ashtu siç tentuan të shndërojnë, në depo armësh, manastirin e Banjskës?

Pra çështja përmblidhet: ndonëse një vetëmenaxhim i zgjeruar i komunitetit serb është po aq i duhur, sa dhe i pashmangshëm, a gjendemi në momentin e përshtatshëm për t’a hedhur këtë hap, kur dyshohet se prej tij, rezikon që mos përfitojnë qytetarët, por banditët e Listës serbe?

Për fat të keq, harta e rugës ku po duan ta çojnë marrëveshjen me 11 pika të Brukselit dhe atë të Ohrit ndërmjetësit e dialogut është pikërisht ky drejtim. 

Një tjetër analizë e detajuar e The Guardian tregonte me imtësi atë që ndodhi në takimin Kurti-Vuçiç në 14 shtator në Bruksel. Dyshimet janë të forta se Lajçaku dhe Borelli kanë adoptuar linjën serbe- ndryshe nga premtimi i hershëm që asnjë palë të mos vërë kushtëzime-, për të imponuar asocacionin në qendër dhe pastaj shohim e bëjmë për pikat e tjera, që  presidenti serb nuk i nënshkruan dot me “dorë të vrarë”.

Nëse kjo qasje vërtetohet, aq më tepër tani pas aktit terrorist të 24 shtatorit, atëherë dialogut dhe marrëveshjes së arritur i janë vënë minat. 

Por, që të kundërshtojë rëshqitjen në skenarin që duan serbët, është detyrë e Albin Kurtit dhe e qeverisë së Kosovës. Ne, në Tiranë, na takon të meremi kryesisht me linjën zyrtare të politikës sonë të jashtme. Pikërisht, këtu, ekziston frika se Edi Rama është konformuar me versionin: asocacioni në qendër dhe pikat e tjera në kalendat greke.

Në momentin kur kryeministri ynë vendosi, t’i jepte një goditje pas shpine Kurtit, me anullimin e mbjedhjes së dakordësuar mes dy qeverieve, duke i shtuar peshën argumentit të Vuçiçit, se me Albinin është e pamundur të bisedohet, ai nuk bëri vetëm këtë mëkat. Po në të njëjtën ditë, në 8 qershor, fiks ashtu siç kërkon Beogradi dhe ata që ndjekin linjën e tij, ai e vuri theksin te krijimi urgjent i asocacionit. Madje Rama shkoi edhe më tej, ai shpalli se ka një draft të vetin, të hartuar nga specialistë të shkëlqyer ndërkombëtarë, për formën që duhet të ketë ky asocacion.   

E këtu lindën dyshimet e para. Ç’qe ky draft i beftë për të cilin nga zyra e kryeministrit, nuk ishte shpallur kurrë më parë se ishte ngritur një grup pune? Ç’qenë këta ekspertë me rënome, që kishin frikë të bëheshin publikë? Pse një kryetar qeverie, që thoshte se ka një plan të mrekullueshëm, insistonte se ai duhej mbajtur sekret?  

Këto dyshime pillnin të tjera: a mos fshihej dikush tjetër pas planit të cilit i kishte vënë emrin kryeministri dhe a ishte i çertifikuar ky dikush, si mbrojtës i interesit të Kosovës?

Ne ende, tre muaj më pas, nuk kemi marrë përgjigje për asnjë nga këto pyetje. Por ama, këto 100 ditë na kanë shërbyer që të jemi më të qartë së paku për dy gjëra, fillimisht se përse e kërkon Beogradi asocacionin të parin dhe pastaj për versionin më ekstrem për të cilin mund të përdoret themelimi i tij.

Ngjarjet pranë dhe brenda manastirit të Banjskës hodhën më tepër dritë në këtë drejtim. E në këto kushte të reja, për të mos mbajtur mbi vete akuzat se po vë interesat meskine personale mbi ato të Kosovës, kryeministri ynë është i dënuar të japë shpjegime. Ai duhet të shprehet së pari se ç’e detyroi, në fillim të qershorit, të këmbëngulte në kushtin e themelimit të shoqatës së komunave serbe. Së dyti ai duhet të hapë “zarfin sekret” të propozimit të tij. Lë ta shohin specialistët dhe publiku i gjërë se si e ka imagjinuar Edi Rama zgjidhjen e një ngërçi, që sipas tij do hapte rrugën e njohjes përfundimtare nga Serbia. Vetëm kështu dhe jo me hartime kundër ditëve të zisë, ai mund të vërtetojë se nuk donte të bënte dëm, kur shpalli se mban në sirtar një draft të fshehtë. Vetëm duke e parë të gjithë atë që kishte në mendje, ai mund të shpëtojë nga dyshimi se ishte një emisar i një loje të errët. Përndryshe, gjithkujt i lind e drejta të dyshojë se ai u vu në dispozicion, për të dhënë një goditje të keqe, një një moment të vështirë.  

©Lapsi.al

Related

Previous Post

Kurti: Të dielën është cenuar siguria e integriteti territorial i shtetit

Next Post

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu: “Koço Gliozheni” tashmë në fazën përfundimtare

Lajme të ngjashme

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.