• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Një mbrojtës dhe afrimi i verës ishin më të mirët, Leao një zhgënjim. Mësoni notat e Milanit pas suksesit ndaj Kaljarit

09/28/2023
in Sport
Një mbrojtës dhe afrimi i verës ishin më të mirët, Leao një zhgënjim. Mësoni notat e Milanit pas suksesit ndaj Kaljarit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Milani ka triumfuar me shifrat 3-1 ndaj Kaljarit duke lënë pas zhgënjimin në derbi. Një sukses i rëndësishëm i arritur me një rotacion të pjesshëm të ekipit dhe me lojtarë që kanë dhënë përgjigjet që kërkonte Pioli nga të tijtë. Në vijimi, lexoni notat e “Eurosport” për paraqitjen e kuqezinjve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

SPORTIELO 6,5 – U përvëlua nga ajo e majtë nga distanca e afërt e Luvumbos, por i shkëlqyer te predha e Oristanios në fund.

FLORENZI 6 – E tërboi Piolin me disa krosime të gjata pa adresë, por më pas zhvilloi një ndeshje të kujdesshme dhe pa gabime në fazën mbrojtëse.

ÇAU 6,5 – I pastër në ndërhyrjet që bën dhe i kthjellët në pozicionimin taktik. Një ndeshje e mirë.

TOMORI 7 – Pak i çorientuar (jo për faj të tij) te goli i Kaljarit, por mori hak duke shënuar golin e përmbysjes së Milanit. Ishte i pari sezonal dhe me shumë peshë. Lovumba e vuri vazhdimisht në vështirësi, por Tomori e fitoi duelin në total.

HERNANDEZ 6,5 – Futet shpesh nga qendra duke i dhënë një dorë fazës sulmuese dhe flirtoi me golin, por Radunoviç bëri një mrekulli me majën e gishtave. (Nga min 84′ BARTEZAGI -Ndeshja e dytë me Milanin, por nuk ishte për notë).

LOFTUS-CHIK 6,5 – Anglezi vuajti më shumë sesa duhet, por pastaj u ul në “katedër” dhe shënoi një gol të mrekullueshëm me të djathtën.

ADLI 6 – Një pjesë e parë e mirë që u njollos nga ai gabim që solli golin e Lovumbës. Preku shumë herë topin dhe manovroi mirë, por nuk është edhe aq i shpejtë në mendim. Meriton sërish shansin.(Nga min 59′ POBEGA 6 – Hyri për t’i dhënë fuqi skuadrës, por jo gjithnjë është i kthjellët dhe humb topa të rrezikshëm).

REIJNDERS 7 – Më i lëvizshmi te Milani që në fillim të ndeshjes. Golat e Okaforit dhe të Tomorit lindin nga këmbët e tij. Ndoshta u zëvendësua shumë shpejt. (Nga min 59′ MUSAH 6 – Me Veronën luajti mesfushor krahu në të djathtë, ndërsa dje luajti në mes duke u bërë shkatërrues. E bëri mirë me përqendrimin e duhur).

ÇUKVUEZE 6 – Lufton për topin e parë sa mundet, por disa nga driblimet e tij nuk janë me nivel. I mungon vazhdueshmëria dhe në pjesën e dytë pothuajse zhduket fare. (Nga min 69′ LEAO 5,5 – Nuk hyri me mentalitetin e duhur në fushë dhe e mërziti Piolin me disa veprime sipërfaqësore).

OKAFOR 6,5 – Luan si qendërsulmues i vërtetë dhe lë shenjë me golin e parë si kuqezi. Lëviz shumë, por i mungon pak “ligësia” në 16 metrat e fundit. E megjithatë është shumë shpresëdhënës. Ishte ai që i shërbeu Loftus-Çikut topin për golin e 3-1. (Nga min 69′ ROMERO 6 – Vendoset në të djathtë duke bërë vetëm veprime horizontale pa dhënë asnjë vertikalizim).

Trajneri PIOLI 6,5 – Në Kaljari rrezikoi me një rotacion masiv, por fusha i dha të drejtë, si për rezultatin ashtu edhe për cilësinë e mirë të lojës. Reagim i shkëlqyer pas derbit dhe nuk ishte e thjeshtë.

Related

Previous Post

Aktorja dhe influencuesja shqiptare zhvishet në të brendshme, fotot e ‘nxehta’ i poston në Instagram

Next Post

Sulmi në Veri, Meta: Rama të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës

Lajme të ngjashme

Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…

Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…

by redaktor2
09/11/2025
0

Nga Altin Sulçe Gjeometria në futbollin modern është gjithnjë prezente, sigurisht edhe në kombëtaren tonë që punon shumë për të...

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

by redaktor2
09/10/2025
0

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

by redaktor2
09/08/2025
0

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.