• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rezoluta e Parlamentit të Kosovës për hetimin e krimeve serbe, Tabaku: Veprim për t’u përshëndetur! BE të heqë të gjitha penalizimet e padrejta për Prishtinën

09/28/2023
in Politikë
Rezoluta e Parlamentit të Kosovës për hetimin e krimeve serbe, Tabaku: Veprim për t’u përshëndetur! BE të heqë të gjitha penalizimet e padrejta për Prishtinën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se rezoluta e Parlamentit të Kosovës për hetimin e krimeve të ushtrisë serbe në Veri, është një veprim për t’u përshëndetur.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Komentet Tabaku i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se ky hetim do të hedhë dritë mbi situatën e nderë në Kosovë.

Ajo shtoi se ngjarjet terroriste në Veri i ndriçuan mendjen edhe politikanëve shqiptarë, që sipas saj, nuk e kanë kuptuar ende që nuk mund të jenë si agresori dhe ai që goditet, bashkëfajtorë.

Reagimi i Tabakut:

Mësimet nga akti terrorist në Kosovë!

Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë me votë unanime për një hetim ndërkombëtar të krimeve të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Një veprim realisht për t’u përshëndetur pasi hedh dritë mbi gjendjen dhe situatën e nderë në Kosovë.

Akti terrorist që i morri jetën një polici ishte iluminues për shumëkënd që nuk e ka të qartë rrezikun e përditshëm që kalon Kosova. Por, mbi të gjitha ndriçoi edhe mendjet e mbyllura të qeveritarëve në Shqipëri që të dehur nga suksesi nuk e kanë kuptuar ende që nuk mund të jenë si agresori dhe ai që goditet, bashkëfajtorë.

Aq më tepër kur provat tregojnë për një arsenal të madh armësh dhe forca të mirëstërvitura që kanë shkuar në territorin e një repulike të pavarur për të destabilizuar dhe krijuar trazira. Sidomos në kushtet e sotme që ndodhet Europa, e cila po përballet me një agresion të pajustifikuar dhe kriminal në Ukrainë.

Një konflikt që duhet të na orientojë nga dialogu por që fatkeqësisht disa syresh i orienton nga sjellje tërësisht të papërgjegjshme e të pakonceptueshme për një vend në proces anëtarësimi.

Kjo mendësi agresore dhe këmbëngulja se dhuna është mjeti i vetëm duhet të na japë të kuptojë se dialogu duhet të rikthehet por me kushte realisht të tjera dhe me një prioritet tjetër.

Që kjo të ndodhë duhet patjetër që BE të heqë të gjitha penalizimet e padrejta per Kosovën e cila megjithëse ka pranuar përherë të jetë në kushte të apdëshiruara për të në tavolinë nuk ka kërkuar kurrë që të zëvendësojë dialogun me dhunë apo destabilizim të rajonit.

Koha është e veprimit dhe jo fjalëve!

Related

Previous Post

Rama: Me 1 Tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Next Post

Angelina Jolie flet për jetën pas divorcit nga Brad Pitt: Akoma nuk e di kush jam

Lajme të ngjashme

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

by redaktor2
09/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh....

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.