• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu mbledh rektorët në prag të vitit të ri akademik: Bursat prioritare të ndërlidhura me tregun e punës, prioritet ndërkombëtarizimi i universiteteve

09/29/2023
in Slider, Sociale
Manastirliu mbledh rektorët në prag të vitit të ri akademik: Bursat prioritare të ndërlidhura me tregun e punës, prioritet ndërkombëtarizimi i universiteteve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë takimit të zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike, Ministrja Ogerta Manastirliu e vuri theksin tek krijimi i një oferte akademike tërheqëse dhe konkuruese për studentët vendas dhe të huaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike për të adresuar sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit të universiteteve, nisjen e një procesi të profilizimit të tyre si dhe mbështetjen e studentëve nëpërmjet bursave për programet prioritare.

“Jemi përpara fillimit të vitit të ri akademik, nga gjithë procesi i regjistrimit në universitete nëpërmjet qendrës sonë dhe portalit të universiteteve është mundësuar që të kemi në kohë reale një rishikim edhe riorganizim të kuotave dhe i kemi realizuar ato sipas kërkesave tuaja. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe në programin që qeveria ka ndërtuar për dhënien e bursave në masën e pagës minimale të studentëve që zgjedhin programe prioritare, është pikërisht lidhja e programit me tregun e punës”,- u shpreh Ministrja Ogerta Manastirliu.

Gjatë takimit me rektorët u vu theksi tek thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe krijimi i një oferte më tërheqëse për studentët vendas por edhe ata të huaj.

“Sigurisht që sfida më e madhe përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe është ndërkombëtarizimi, afrimi sa më shumë i universiteteve tona me universitetet e huaja, për të ndërtuar programe të përbashkëta, për të patur diploma dyfishe, për të bërë ofertën tonë të arsimit të lartë sa më shumë atraktive, jo vetëm për studentët tanë, por gjithashtu edhe për studentë të huaj”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe rektorët e universiteteve publike dhe jopublike diskutuan gjithashtu për krijimin e një dokumenti të ri politikash për arsimin e lartë. Gjatë takimit të zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit u diskutua gjithashtu edhe për sfidat aktuale në përgjigje të ndryshimeve demografike, siç janë problematikat në lidhje me numrin e studentëve, legjislacionin për universitetet, profilizimin e tyre si dhe ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si një domosdoshmëri për hapjen e tregut me vendet europiane.

Related

Previous Post

Ilir Meta takim me të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, në fokus situata në veri të Kosovës dhe dialogu me Serbinë

Next Post

Kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve, BIRN: PS kundër hetimit parlamentar për PPP-të në shëndetësi

Lajme të ngjashme

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Nga Bermuda në Maldive, Zambia, Gaboni e territori Palestinez/ Vendet e largëta nga aplikuan shqiptarët për të votuar në 11 maj

Veliaj drejt shkarkimit, Salla emërohet ministër/ Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës dhe Matit, 5 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme

by redaktor2
09/11/2025
0

Bashkia e Tiranës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.