• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Forumi për zhvillimin urban, Veliaj: Piramida, shembull i transformimit të Tiranës europiane

09/30/2023
in Aktuale
Forumi për zhvillimin urban, Veliaj: Piramida, shembull i transformimit të Tiranës europiane
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Piramida ishte vendi pritës i Forumit për Mobilitetin dhe Dizajnin Urban, që mblodhi bashkë në Tiranë urbanistë nga vende të ndryshme të Europës, për të shkëmbyer eksperiencat e qyteteve të tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në këtë Forum, u shpreh se pikërisht kjo godinë është shembulli më i mirë i transformimit të kryeqytetit dhe hapjes së tij për teknologjinë dhe artin.

“Kush është rritur në Tiranë, është rritur me idenë e Piramidës si një pikë orientimi. Kur thonim ‘te Piramida’, disa i referoheshin rrëshqitëses së madhe prej mermeri, disa të tjerë, pak më të mëdhenj në moshë, i referoheshin Bar “Mumjes” dhe diskos së famshme të “Odeonit”, dy hapësirat e para kapitaliste në Tiranë; kush është nga Kosova e mban mend që Piramida ishte qendra e komandos së NATO-s. Pastaj, pati një përpjekje për ta bërë teatër, pastaj Parlament, pastaj pati një vjedhje masive të mermerit që ishte shtruar rreth saj. Sot jemi këtu përpara se të vijnë Macron, Scholz, Meloni dhe gjithë paria e Europës për Procesin e Berlinit, kur do ta hapim edhe zyrtarisht, por kryesisht do të jetë qendra më e madhe digjitale për të përgatitur fëmijët për punët e së ardhmes,” u shpreh Veliaj.

Sot, tha Veliaj, rreth 1 mijë nxënës studiojnë te “Qendra Tumo”, te Arena Kombëtare, ndërsa te Piramida pritet që ky numër të trefishohet. “Ne duam që këtu të vijnë të mësojnë jo vetëm fëmijët e Tiranës dhe Shqipërisë, por nga të gjitha trevat e rajonit. Është konceptuar sipas “të mësuarit si lojë”: te kubi jeshil gjen një kurs kodimi, te kubi blu një kurs dizajni digjital, kurse gaming bëhet te kubi portokalliatje në majë; pak a shumë si ato kubat e Lego-s, kur dikush i hedh në ajër dhe disa bien brenda Piramidës, e disa jashtë saj. Duam vërtet që të jetë një eksperiencë fantastike për fëmijët. Pjesa tjetër do të jetë një ekosistem që mbështet këtë lloj kreativiteti. Pra, kompani kodimi, kompani të tjera digjitale, kompani dizajni, ku fëmijët mund të bëjnë praktikë. Unë besoj se ky vizion e ka transformuar që tani ekonominë e qytetit, nga një qytet që kishte 25% tekstil dhe 25% këpucë, sot jemi një qytet që ka 25% teknologji informacioni dhe 25% turizëm,” shpjegoi Veliaj.

Në forum, u diskutua mbi mënyrat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtë urban në Tiranë, si dhe për perspektivën evropiane të saj.

Related

Previous Post

NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë, Stoltenberg: Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut

Next Post

Tronditet Turqia/ Sulm terrorist pranë parlamentit, plagosen dy policë

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.