• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hotel, apartamente e makina, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të “Zotit të Drogës”, Alket Hatija

09/30/2023
in Kronikë
Hotel, apartamente e makina, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të “Zotit të Drogës”, Alket Hatija
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

SPAK ka kërkuar konfiskimin e 8 pasurive të Alket Hatijas, i njohur edhe si “Zot i Drogës”. Bëhet fjalë për 8 pasuri të cilat janë në pronësi të Hatisë, vëllait e bashkëshortes të tij, të cilat sipas argumentimit të SPAK janë me burim të pajustifikuar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në pasuritë që kërkohet konfiskim nga SPAK përfshihen një apartamente, garazhe, automjete si dhe një hotel i familjes Hatia, i cili pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit.

Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, u ekstradua të 30 gusht në drejtim të Italisë, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015.

50-vjeçari që luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin, u kap të mërkurën në orët e para të mëngjesit në hotelin e tij në qytetin e Durrësit. Policia ndërhyri rreth orës 04:00, kur i shumëkërkuari prej pesë vitesh sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe po ushqente pulat në një ambient në pjesën pas hotelit.

Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria. Hatija u arrestua në 2017-n, por disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “Arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Në vijim, Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin.

Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos. Arrestimi i Alket Hatisë, i cilësuar zoti i drogës, u bë në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht, i cili ishte duke marrë ushqim për pulat, në një kovë të bardhë.

Related

Previous Post

“KFOR të marrë nën kontroll veriun”, Balliu: Rruga që zgjedh Rama, po i çon luftën dhe të vrarët në derën e Kosovës

Next Post

Kryeministri Rama pret në Tiranë Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara

Lajme të ngjashme

Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit

Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me 3 muaj të tjerë masën e sigurisë “arrest...

Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arrestua në portin e Brindisit

Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arrestua në portin e Brindisit

by redaktor2
09/04/2025
0

Pas pesë vitesh në arrati dhe me identitete të rreme, statusi i të arratisurit të një shtetasi 44-vjeçar shqiptar ka...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Dumani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të DASH

Dumani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të DASH

by redaktor2
09/02/2025
0

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.