• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prishtina mirëpritet shtimi i trupave të NATO-së! Analiza e DW: SHBA i kërkoi Serbisë të tërheqë forcat pranë kufirit me Kosovën! I konsideroi destabilizuese

09/30/2023
in Rajoni & Bota
Prishtina mirëpritet shtimi i trupave të NATO-së! Analiza e DW: SHBA i kërkoi Serbisë të tërheqë forcat pranë kufirit me Kosovën! I konsideroi destabilizuese
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

SHBA ka reaguar në lidhje me praninë e trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën duke e quajtur shtrirjen, përmasat dhe praninë e këtyre forcave ushtarake si të pashembullt dhe mjaft destabilizuese.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shtetet e Bashkuara të Amerkës i kanë drejtuar një thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby, tha se SHBA-ja, po vëzhgon një grumbullim të madh ushtarak të pashembullt të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

“Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit, prandaj i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes”, tha Kirby në një konferencë me gazetarët në Uashington. “Një nga arsyet pse doja ta përmendja shumë qartë sot dhe të bënim komente publike përveç bisedave private, është që t’i nxisim serbët përmes kanaleve diplomatike që t’i tërheqin ato trupa, sepse edhe vetëm nga shtrirja, përmasat e tyre dhe prania e tyre, gjendja është mjaft destabilizuese”, tha Kirby.

Blinken: Masa të menjëhershme për të ulur tensionet

Kirby theksoi, se po bëhet një hetim aktiv për sulmin e 24 shtatorit në veri ku mbeti i vrarë një rreshter i policisë nga një grup i armatosur më arme të rënda. “Shkalla dhe shtrirja e këtij sulmi, numri i automjeteve të përfshira dhe llojet e municioneve dhe armëve lënë të kuptohet qartë për një nivel mjaft të lartë të sofistikimit dhe pajisjeve, madje edhe të trajnimit”, tha Kirby.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken reagoi të premten, duke u shprehur, se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida të papranueshme për forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe komunitetin ndërkombëtar. Sekretari Blinken, pati një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit dhe vrasjes së një polici të Kosovës.

Sekretari Blinken ka nënvizuar se “ata që janë përgjegjës për sulmet e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi. Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Sekretari Blinken.

Vuҫiç pranoi bisedë “jo të lehtë” me Blinken

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuҫiç nga ana e tij, tha se ai pati një bisedë të gjatë telefonike me Sekretarin Amerikan i Shtetit Antony Blinken, bisedë që e quajti “jo të lehtë”, dhe për masa të mundshme ndaj Serbisë nëse vendi nuk sillet siҫ duhet. “Gjëja për të cilën ramë dakord është se nevojitet shtensionimi, se nevojitet një rol dukshëm më i madh i KFOR-it dhe do të dëshiroja që roli i KFOR-it të ishte ekskluziv, veçanërisht në veri të Kosovës”, tha Vuҫiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ashtu zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan. Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, në bisedën me kryeministrin Kurti, zoti Sullivan përmendi “vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët në mënyrë që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”.

Më tej thuhet se “zoti Sullivan dhe kryeministri Kurti diskutuan për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zoti Sullivan theksoi se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën”.

Mirëpritet shtimi i trupave të NATO-s

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e mirëpritën reagimin amerikan dhe vendimin e NATO-për shtimin e trupave në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në platformën X se “e mirëpret deklaratën e qartë të administratës së presidentit Joe Biden, e cila vuri theksin tek veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës duke denoncuar organizimin e pashembullt të njësive ushtarake dhe artilerisë së avancuar serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe duke i bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë, duke thënë se “sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në veri ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë”. “Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Kurti  për AP.

Për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku policia e Kosovës u përlesh me një grup personash të armatosur që sulmoi zyrtarët e saj duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër, NATO- vendosi të shtojë  praninë e saj në Kosovë. Në një njoftim për media, thuhet se “KFOR-i do të ndërmarr veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, duke vazhduar të koordinohet “ngushtë me të gjitha palët, në Beograd, në Prishtinë, me misionin EULEX, OSBE-në, UNMIK-un dhe komunitetin diplomatik”. 

Related

Previous Post

Sekuestrohen 28 840 euro dhe 1900 dollarë të padeklaruara në Rinas, e pëson turku dhe kinezi

Next Post

Sherri dhe përballja në gjykatë për vajzën/ “Do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt”, çfarë po ndodh mes Rudina Dembacajt dhe ish-burrit

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.