• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hetonte bandën e Haxhiut, prokurorja e Lushnjes: S’ndihem e trembur. Shqetësuese nxjerrja e fotove të vajzës

10/01/2023
in Kronikë, Slider
Hetonte bandën e Haxhiut, prokurorja e Lushnjes: S’ndihem e trembur. Shqetësuese nxjerrja e fotove të vajzës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këtë të dielë, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, menjëherë mbasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e saj apo të një të afërmi. Prokurorja e dosjeve të forta në SPAK, më e fundit ajo e masakrës së urës Vajgurore ishte vënë në shënjestrën e të fortëve të Lushnjës, mbasi kërkoi burgim të përjetshëm për dy miqtë e Haxhiut, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Burime shumë të sigurta i thanë TCH se nën ruajtje të posaçme është marrë dhe familja e prokurores Musabelliu, për të cilën mbrojtja iu kërkua policisë nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Deri më tani nga kjo struktura e posaçme kundër krimit të organizuar janë kanë marrë në ruajtje të posaçme, dy gra gjyqtare dhe prokurorja Musabelliu.

Ndërkohë në rrëfim përmendet edhe prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e cila mbasi kreu hetimet për grupin e Lushnjës, shpalli mos kompetencën dhe ja kaloi dosjen SPAK. Aktualisht ajo është e shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut por vijon të ketë statusin e magjistratit për sa kohë nuk është shprehur apeli. Një Vendim i Këshillit të Ministrave numër 114, thotë se në rast të rrezikimit të jetës së prokurorit, komisioni i KLP mblidhet për të vendosur ruajtjen e posaçme të tij.

Por kjo ruajtje duhet kërkuar me shkrim nga magjistrati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ose Drejtuesi i Prokurorisë. Nëse do të kërkojë mbrojtje prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi tha në telefon për TCH: “Të lutem nuk prononcohem për këtë fakt”. Ndërkohë jeni shkarkuar nga vettingu a ndiheni e trembur prokurore? “Jo më shqetëson fakti që më kanë nxjerrë foto të vajzës”, tha prokurorja.

Aktualisht nën mbrojtje janë shtatë prokurorë të Juridiksionit të Përgjithshëm të cilët kanë marrë ruajtje nga KLP. Ndërkohë nga i penduari është pranuar se grupi kishte bërë plan të vriste edhe avokatin Adriatik Guri, i cili i shpëtoi atentatit dy vite më parë.

“E dëgjova emrin tim në televizor e përmendi Drejtori i Përgjithshëm. Por s’më ka marrë asnjë. As komisariati i Lushnjës ku jetoj. Ndihem i trembur. Po duan të na vrasin le të na vrasin”, tha avokati.

Related

Previous Post

Anna Wintour injoron Kim Kardashian dhe ndërron vendin kur ajo i ulet pranë, dhe interneti nuk resht së foluri

Next Post

Zbërthehen lidhjet e Dritan Rexhepit dhe organizatave kriminale shqiptare me mafiet ndërkombëtare, “Daily Mail”: Si bashkëpunojnë me klanin e frikshëm kolumbian

Lajme të ngjashme

CV-ja që sfidon ligjin

CV-ja që sfidon ligjin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ligji flet qartë: për t’u bërë zv/drejtor i përgjithshëm duhet të kesh shërbyer jo më pak se 7 vite në...

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

by redaktor2
09/10/2025
0

Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

by redaktor2
09/10/2025
0

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj avokatit Besart...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.