• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Lagjja e vjetër dhe miqtë që ikën…

10/01/2023
in Opinion
Lagjja e vjetër dhe miqtë që ikën…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Denada Kola (Jushi)

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kam lindur 4 vjet pas trazirave të vitit 1990 kur në vendin tim u vendos sistemi demokratik.
Gjyshërit dhe prindërit e mi kishin jetuar për 45 vjet të izoluar nga komunizmi. Bota në të cilen do të rritesha ishte krejt e ndryshme prej asaj që im atë e nëna ime ishin rritur.
Fati më kish bekuar të vija në një familje të madhe me gjyshër, prindërit dhe shumë kushërinj.

Lagjja ime e vjetër ishte vetëm dy km larg detit, me një perëndim të jashtëzakonshëm.
Perëndimet e diellit në gjithë vendet që kam vizituar më vonë janë të flaktë, të ndritshëm, ndërsa në lagjen time perendimi ishte rozë. Pasqyrimi i reve dhe diellit në lagunën e paqtë më kish mësuar që heret me shijimin e qetësisë, bukurisë dhe cicërimat e zogjve.
Më së shumti adhuroja puhizën e detit.

Në një bisedë me një mik, një pasdite të nxehtë qershori, rastësisht biseda na shpuri tek fëmijëria.
Imja nuk ishte e shënuar prej serialeve vizatimore apo prej kukullave, e kjo i solli një habi thuajse të papranueshme mikut tim.
Për këtë shkak edhe sot kam mangësi në njohjen e filmave vizatimore apo personazhet që janë krejt të dashur për fëmijët.

Fëmijeria ime ishte e mbuluar prej lojrave, çdo pasdite me duzinën e të vegjëlve që kishte asokohe lagjja e vjetër.
“Ngjyrash” ishte njera prej lojrave që na bente mua dhe miqtë e mi të vraponim sa herë kerkohej. Më pas basketbolli ishte loja që na mblidhte çdo pasdite.
22 vjet më vonë, lagjia pak ka ndryshuar, tek tuk shtëpitë janë lyer e restauruar, por pjesa më e madhe ka mbetur e njejtë.

Rruga vazhdon të mbulohet prej pemeve që e përshkruajnë ate, puhiza e detit është thuajse e njejta ndërsa perendimet nuk kanë ndryshuar aspak.
Veç ajo që i mungon tmerrësisht lagjes së vjetër është zhurma. Nuk degjon me asnjë zë fëmijë, e asnjeri nga ne nuk jeton më në lagje. Kanë mbetur veç një pjesë e prindërve të miqve të mi të fëmijërisë.
Katër a pesë prej nesh jetojnë në kryeqytet, të tjerët të gjithë janë larguar jashtë Shqipërisë.
Xhulia, Silda ,Valmira në Londër, Ledi në Milano, Lili në Stokholm, Arbri në Barcelonë, Zana në Mynih, Visi dhe Ada në Bruksel shumë të tjerë në metropole të tjera europiane. Një pjesë e tyre po i rrisin fëmijet në shtetet ku kanë ndërtuar tashmë jetesën e tyre, një pjesë po planifikojnë ta bëjnë.

Këtë verë takova disa prej tyre, me kërshëri i pyeta nëse ndonjëri prej tyre e mendonte në do të kthehej në vendin ku ishin lindur e rritur?!
Por mesa dukej kjo nuk do të ndodhtë…
Në këto kushte lagjia e vjetër do të ekzistojë edhe pak vjet, derisa në jetë të jenë ata pak prindër që në 1990 ishin plot ëndrra se jeta e tyre do të ishte tjetër.
Gjyshërit e mi nuk jetojnë më, thuajse të gjithë kushërinj dhe miqtë e vjetër të femijërisë kanë emigruar, lagjia ku kam kaluar ditë kaq të gëzueshme, duket se edhe pak e do të mbetet në harresë…

Por si për të mos e pranuar këtë fakt, si një formë për ta kundështuar këtë realitet, im atë e ka rikthyer funksionale shtëpinë e gjyshit, e një pjesë të verës sëbashku me time bijë, Dean, kemi vendosur të kalojmë ketu fundjavat e kësaj stine të nxehtë.
Lagjes së vjetër së paku për disa ditë i është i kthyer gjallëria e fëmijërisë…

Unë ende shpresoj që diçka do të ndryshojë, që lagjet dhe qytetet tona të mos zbrazen nga të rinjtë, nga e ardhmja, ndryshe Shqipëria do nisë t’i ngjaje lagjes sime të vjetër, pa zhurmë, me shtëpi bosh, me ca të “rinj” të vitit 90′ që sot janë bërë gjyshër, me nipër e mbesa rrugëve të Europës…

Related

Previous Post

Plani për eliminimin e Musabelliut, a janë të mbrojtur prokurorët e SPAK? Vetëm 10 nga 17 kanë shoqërues, “shteti” në shënjestër të krimit

Next Post

“Iu ** motra në BB”/ Aktori ofendon rëndë Alban Ramosaj, shpërthen rrjeti kundër tij. Albërie Hadergjonaj i kujton Kodin Penal: Kërko falje publike ose…

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

by redaktor2
07/17/2025
0

Shkruan Ermal Qori Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.