• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dita e dytë në gjyq e Donald Trump, ish-Presidenti i SHBA nën akuza për mashtrime në biznes

10/03/2023
in Rajoni & Bota
Dita e dytë në gjyq e Donald Trump, ish-Presidenti i SHBA nën akuza për mashtrime në biznes
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sot vazhdon dita e dytë e gjyqit ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, nën akuzat për mashtrime me pronat dhe bizneset e tij, duke e rritur atyre artificialisht vlerën. Gjyqi, një proces sipas kodit civil, po zhvillohet pa juri dhe do të jetë gjykatësi që do të vendosë për fajësinë, ose jo të presidentit, por procesi mund t’i japë një goditje të rëndë perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Trump, kryesuesi në garën e partisë republikane për president akuzohet se ka fryrë vlerën e pasurive të tij me miliarda dollarë, për të siguruar kushte më të favorshme për kreditë nga bankat dhe për të përfituar nga sigurimet.

Një vit para zgjedhjeve presidenciale ish-presidenti po i shfrytëzon paraqitjet në gjykatë si fushatë elektorale.

Ish-Presidenti Trump nuk ishte i detyruar dhe nuk kishte ndonjë rol në procedurat zyrtare të gjyqit.

Por megjithatë ai e shfrytëzoi rastin për të krijuar një spektakël mediatik që e ktheu atë në qendër të vëmendjes, duke u portretizuar para mbështetësve të tij si viktimë e një sistemi të politizuar të drejtësisë – një qëndrim ky që po i ndihmon përpjekjet e tij për të marrë kandidaturën e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Githçka ishte e ngjashme me paraqitjet e mëhershme të zotit Trump në gjykata të ndryshme dhe në një burg lokal, në katër aktpadi të tjera të ngritura kundër tij nga katër juridiksione të ndryshme.

Gazetarët pritën në radhë një natë më herët për të siguruar një vend në sallën e gjyqit; helikopterët e mediave ndoqën makinën e tij në një autokolonë nga kulla Trump e deri në gjykatën në Manhatan. Rrjetet kabllore e mbuluan drejtpëdrejt këtë spektakël.

Megjithatë, ai u ankua për paraqitjen e tij vullnetare në gjykatë.

“Është politike. Ka qenë shumë e suksesshme për ta, sepse më hoqën nga fushata. Më duhet të jem ulur në një gjykatë gjatë gjithë ditës, në vend që të jem në Ajova, Nju Hempshër, Karolinën e Jugut apo vende të tjera. Është ndërhyrje në zgjedhje. Ata po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Do të doja të merresha me fushatë në vend të kësaj”, tha zoti Trump.

Pjesën tjetër të ditës, zoti Trump e kaloi i ulur në tryezën e mbrojtjes duke vëzhguar procedurat.

Me kalimin e ditës, ish presidenti u duk më i zemëruar. Ai ka sulmuar ashpër prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut dhe gjykatësin e çështjes civile ndaj tij, ndërsa kundërshtoi akuzat se ka mashtruar lidhur me vlerën e pasurive të paluajtshme të tij.

Por në fund të ditës, gjendja e tij duket se ndryshoi. Ai doli nga salla e gjyqit duke pretenduar se shënoi një fitore, sepse, sipas tij, gjyqtari po i afrohej mendimit të mbrojtjes, se shumica e pretendimeve të padisë ishin përtej afatit ligjor.

Por, Bennett Gershman, profesor në Fakulteti Juridik të Universitetit “Pace” në White Plains të Nju Jorkut, e sheh ndryshe.

“Prokurorja e Përgjithshme ka bërë një denoncim duke kërkuar ndalimin e veprimtarive të bizneseve të tij dhe vendosjen e një gjobe të lartë, të paktën 250 milionë dollarë, duke pretenduar se ai ka mashtruar për shumë vite dhe se një pjesë e mashtrimit ka të bëj me falsifikim të dokumenteve dhe fryrje masive të vlerës së pronave për të marrë kredi dhe para sigurimesh. Me fjalë të tjera, prania e tij në Nju Jork si një manjat i pasurive të patundshme, si një element në skenën sociale dhe politike të Nju Jorkut, me siguri po vjen drejt fundit”, thotë zoti Gershman.

Gjykatësi Arthur Engoron e shpalli fajtor javën e kaluar ish presidentin për një prej akuzave, atë për mashtrim lidhur me praktikat e tij të biznesit.

Nëse vendimi nuk rrëzohet nga apeli, ish presidenti mund të humbasë kontrollin e pronave të tij në Nju Jork, duke përfshirë kullën Trump, një godinë me zyra në Wall Street, fusha golfi dhe një pronë në periferi.

Related

Previous Post

“Natën marrin leje ndërtimi nga Rama dhe ditën dalin sulmojnë PD”, Pampuri: Aleanca e kullave dhe e non gratave s’do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët

Next Post

Kanabis në ballkonin e banesës, Apeli lë në fuqi masën “Detyrim Paraqitje” për këngëtaren Enca

Lajme të ngjashme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.