• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Qeveria shtyn afatin e përfundimit të rrugës së Arbrit për herë të dytë, BIRN: Punimet do vijojnë edhe 20 muaj, shkak bëhet….

10/04/2023
in Aktuale
Qeveria shtyn afatin e përfundimit të rrugës së Arbrit për herë të dytë, BIRN: Punimet do vijojnë edhe 20 muaj, shkak bëhet….
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po përgatit një amendim të dytë të kontratës koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, duke parashikuar si afat të ri të përfundimit të saj pranverën e vitit 2025.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kanë nisur procedurat për shtyrje e punimeve ndërtimore prej 20 muajsh vetëm për Tunelin e Murrizit,” tha MIE në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi për BIRN.

Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por ministria e zgjati fillimisht me 17 muaj afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” për përfundimin e punimeve.

Pas skadimit të afatit të ri, tuneli i Murrizit është ende larg së përfunduari. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, shtyrja u përllogarit nga një inxhinier i pavarur dhe “nuk do të ketë implikime financiare për Autoritetin Kontraktor”.

Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh. Deri në qershor të këtij viti, kompania mori pagesa me vlerë 13.4 miliardë lekë.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli i Qafës së Murrizit, 3.8 kilometra i gjatë, është zëvendësuar nga një rrugë e ngushtë malore 8.8 kilometra.

Problemet e hasura me hapjen e këtij tuneli janë përdorur si justifikim i ministrisë për zgjatjen e kësaj kontrate 2 herë me 37 muaj në total.

Ministria i tha BIRN se kompania koncesionare i ka zbatuar afatet e grafikut bazë dhe atij të rishikuar të punimeve, por ajo e konsideron “konfidencial” raportin e vlerësimit teknik të Inxhinierit të Pavarur, duke iu referuar kontratës.

Për pjesën tjetër të punimeve në rrugë, MIE pretendon se ka kuantifikuar: 91.2% të realizimit fizik të punimeve dhe 83.1 % të realizimit financiar të tyre.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit është përdorur nga kryeministri Edi Rama si një premtim elektoral për zonën e Dibrës që prej vitit 2013. Ai e inaguroi me bujë përfundimin e rrugës para zgjedhjeve të prillit 2021, duke premtuar se bashkë me tunelin e Murrizit rruga do të dorëzohej në prill 2022./

Related

Previous Post

Një dasmë në planet e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës? Reperi i “vë kushtin” partneres: Edhe një fëmijë tjetër…

Next Post

Elita Rudit i ndodh e papritura në aeroport në Itali! Moderatorja e shqetësuar: Do të shkoj në polici…

Lajme të ngjashme

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

by redaktor2
09/09/2025
0

Viti i ri shkollor nisi, por në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë ushqim në shkolla, projekt i prezantuar...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Luan Baçi nuk i ndahet Gazment Bardhit: Berisha pa faj për humbjen, përgjegjës drejtuesit e qarqeve

Luan Baçi nuk i ndahet Gazment Bardhit: Berisha pa faj për humbjen, përgjegjës drejtuesit e qarqeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Deputeti Luan Baçi tha në një studio televizive se të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin më 11 maj,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.