• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ermonela Jaho trajnon të rinjtë: Përgatitje jo vetëm për skenën shqiptare, por edhe atë të huaj

10/06/2023
in Te tjera
Ermonela Jaho trajnon të rinjtë: Përgatitje jo vetëm për skenën shqiptare, por edhe atë të huaj
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ndryshe nga disa muaj më parë, ku pjesëmarrja në masterklasin e mbajtur nga sopranoja e njohur me famë botërore Ermonela Jaho ishte e ulet, këtë herë duket se numri i aplikantëve është më i lartë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Studentë, por edhe pedagogë, i janë bashkuar sopranos, e cila një pjesë të eksperiencës së saj skenike po e sjell edhe në Shqipëri.

“Aplikimet janë të shumta, ka pasur interesime nga shumë vende të botës dhe të rajonit, kjo është më tepër një bashkëpunim sepse dhe unë mësoj prej tyre, kthehem ne fillimet e mia, pra ndërveprojmë dhe përpiqem që eksperiencën time t’ua jap edhe atyre. Unë jam këtu dhe atë që kam për të dhënë do ta jap, kush do ta marrë le të marrë dhe kush do ta lërë, le ta lërë”, u shpreh sopranoja Ermonela Jaho.

Urta Haziraj është një prej pjesëmarrëseve të këtij edicioni dhe duke qenë soprano në Filarmoninë e Kosovës e sheh këtë si një mundësi për t’u rritur artistikisht si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me artistë të tjerë.

“Normalisht teknika e këndimit operistik është një nga teknikat më të vështira dhe për të arritur që të jesh shumë stabël në këtë teknikë, duhet të marrësh leksione të ndryshme. Çdo masterklas krijon lidhje me të rinj të tjerë, por më së shumti të takon me veten dhe me potencialin që ke, gjë të cilën e potencon dhe Ermonela”, u shpreh sopranoja Hazizaj.

“Vizion Plus” raporton se të qenit pjesë e skenës operistike kërkon më shumë sesa vetëm zërin lirik, ndaj Ermonela Jaho ka edhe një kërkesë drejtuar të rinjve, e veçanërisht atyre shqiptarë, për vazhdueshmërinë e karrierës së tyre artistike në Shqipëri.

“Nuk është vetëm rasti im, por edhe rasti i shumë artistëve të tjerë, kush ka provuar të studiojë apo të punojë jashtë, e di sa e vështirë është. Për të evituar që të largohen të rinjtë nuk po them që ne jemi arsyeja kryesore, por një ndër gjërat që duhet të japim është të sjellim eksperiencën tonë, atë që kemi marrë jashtë dhe jemi këtu ku jemi ta sjellim në Shqipëri. Se këtë teatër do ta bëjmë ne, nuk do ta bëjë askush tjetër, dhe nuk do e bëjmë duke ikur”, u shpreh sopranoja.

Për katër ditë me radhë, Ermonela Jaho do të presë talentet e rinj në masterklasin që po mbahet falas në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, me synim përgatitjen e tyre jo vetëm për skenën shqiptare, por edhe atë të huaj.

Related

Previous Post

“E papranueshme ajo që ndodhi në Kosovë”, Abazoviç: Ndërkombëtarët s’mund të lajnë duart, të marrin përgjegjësi. Për ne nuk ekzistojnë vende ekstraterritoriale

Next Post

Skënderbeu në serialin “Jetë luftëtarësh”! Turqia thyen heshtjen për origjinën etnike të heroit tonë kombëtar: Ka lindur në…

Lajme të ngjashme

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.