• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hasani: Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik mes Ballkanit dhe BE

10/06/2023
in Politikë
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hasani: Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik mes Ballkanit dhe BE
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit është shprehur se ka një vullnet të ri politik për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ato zhvillohen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje e adresim.

Kërkojnë po ashtu angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE. Krahas sfidave, kjo situatë ka prodhuar edhe një vullnet të ri politik. Ka përforcuar angazhimin e BE-së me rajonin tonë. Ky vullnet shprehet edhe në këto takime, sigurisht edhe Samiti pas pak ditësh. Samiti dhe tri Ministerialet, janë një mundësi për të diskutuar se çfarë forme mund të marrë ky angazhim.

Çfarë forme mund të marrë mbështetja e BE për rajonin në kushtet aktuale”, tha Hasani.

Gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin e BE Varhelyi dhe Ministren e Jashtme Gjermane, Baerbock, Hasani tha foli për tre shtyllat e procesit të Berlinit.

“Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla: 1. Perspektiva evropiane; 2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve; 3. Përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Samiti i këtij viti do të fokusohet kryesisht në shtyllën e tretë. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit

Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von Der Leyen.

Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kjo ndihmon në përgatitjen e ekonomive tona për integrim në tregun e përbashkët të BE.

Energjia dhe transporti, janë dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit. Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë. Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të BE. Qëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët”, deklaroi ministri Hasani.

Related

Previous Post

“Autorët e sulmit në Veri duhet të dalin para drejtësisë”- Komisioneri për Zgjerimin në BE: Qëndrimi ynë, i qartë! Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut

Next Post

“E papranueshme ajo që ndodhi në Kosovë”, Abazoviç: Ndërkombëtarët s’mund të lajnë duart, të marrin përgjegjësi. Për ne nuk ekzistojnë vende ekstraterritoriale

Lajme të ngjashme

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Luan Baçi nuk i ndahet Gazment Bardhit: Berisha pa faj për humbjen, përgjegjës drejtuesit e qarqeve

Luan Baçi nuk i ndahet Gazment Bardhit: Berisha pa faj për humbjen, përgjegjës drejtuesit e qarqeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Deputeti Luan Baçi tha në një studio televizive se të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin më 11 maj,...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.