• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Zemër dhe karakter”, Daja nuk i fsheh emocionet: Ky ekip nuk dorëzohet

10/06/2023
in Sport
“Zemër dhe karakter”, Daja nuk i fsheh emocionet: Ky ekip nuk dorëzohet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në aktin e dytë të mrekullisë, Ballkani i Ilir Dajës thyen pastër 2-0 Dinamo Zagreb duke ndezur edhe më shumë ëndrrën e një populli për të rishkruar historinë. Me këtë sukses, ekipi nga Suhareka ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë në 2 ndeshje, 3 më pak se vendi i parë i cili mbahet Plzen. Ilir Daja, arkitekti i këtij ekipi fantastik, konfirmohet si një “mace e zezë” për gjigandët kroat, pasi i eliminoi me Skënderbeun e tij të famshëm tani i shkakton një humbje të rëndë. Ballkani zhvilli një ndeshje perfekt në çdo aspekt, krijoi 9 raste për gol, goditi 4 herë kuadratin, 2 prej të cilave i dërgoi në rrjetë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4
387131461 17969950610618265 8229534656612490701 N

Në fundin e pjesës së parë, me një predhë në lëvizje, Kryeziu dërgoi topin në rrjetë, festën në stadiumin Fadil Vokrri e ktheu sistemi VAR pasi gjyqtari i takimit fillimisht e anuloi për pozicion jashtë loje. Kampionët e Kosovës nuk i lejuan asgjë kundërshtarit ndërsa në minutën e 83-të, Hamidi dyfishoi shifrat duke kompletuar suksesin e pastër të Ballkanit.

Nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore, as trajneri Ilir Daja: “E gjithë merita përsëri u shkon lojtarëve të mi. Në këtë kohë me shi, në një terren të rrëshqitshëm për të dy ekipet, ata vunë gjithçka, vunë zemrën, vunë karakterin që nuk dorëzohen kurrë. Merita u shkon lojtarëve. Sa i përket planit tekniko-taktik, ne e dinim që kishim një ekip goxha të mirë si Dinamo e Zagrebit. Me shumë eksperiencë dhe me lojtarë me nivel goxha të mirë. Por nuk i lamë shumë shanse të na vinte përpara portës. Edhe pse në disa momente lëshuam goxha territor. Të përballosh Dinamon do të kesh edhe problematika në lojë. Kishim probleme me Hamidin, ka qenë i dëmtuar. Vetëm në momentet e fundit vendosëm ta mbanim në pankinë, sepse ka patur probleme me dëmtimet për dy ditë. Meqë e kam këtu përgëzoj Zybën për lojën e mirë, përveç gjithë të tjerëve. Jemi të kënaqur, por do të mundohemi të vazhdojmë me këmbë në tokë. Sepse vetëm me një përkushtim dhe karakter të tillë mundet të zbusim pak diferencat që kemi me ekipet e tjera”, theksoi Daja.

Related

Previous Post

Gratë shqiptare s’po lindin më fëmijë, bie indeksi i fertilitetit! Shqipëria vendi i tretë në Evropë me normën më të ulët të lindshmërisë

Next Post

Sot në Tiranë, takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Lajme të ngjashme

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

by redaktor2
09/10/2025
0

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

by redaktor2
09/08/2025
0

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.