• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zjarret e Pishporos, Ben Blushi: Turizmi masiv po afrohet, ndaj flakët nuk shuhen. Zjarrëvënësit fshihen në pyje dhe ndajnë zonat e ndërtimit

10/06/2023
in Opinion
Zjarret e Pishporos, Ben Blushi: Turizmi masiv po afrohet, ndaj flakët nuk shuhen. Zjarrëvënësit fshihen në pyje dhe ndajnë zonat e ndërtimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Ben Blushi:

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

ZJARRET E PISHPOROS

Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë dhe të dy bashkë bëjnë PishëPoro, që mund të ishte edhe PoroPishë. Megjithëse lagen në të njëjtin det dhe rrethohen nga të njëjtat pisha, Poro dhe Pisha, janë pjesë e bashkive të ndryshme që do të thotë se qeverisen nga njerëz të ndryshëm.
Pisha i takon Fierit, ndërsa Poro i përket Vlorës.

Pisha edhe Poro shtrihen në një rrugë paralel me detin, buzë së cilës janë ndërtuar shtëpitë e ketyre fshatrave të qetë, të cilët mesa duket nuk kanë nxjerrë njerëz shumë të mëdhenj por as djaj as dreq, sic ndodh me fshatrat që hyjnë në histori qoftë për mirë, qoftë për keq.
Poro dhe Pisha janë të qetë,të mbledhur dhe të butë, njëlloj si halat e pishave që bien në tokë dhe krijojnë një jorgan kadife në pyjet përreth. Për shkak të këtij humusi kadifeje që është gjithmonë i ngrohtë dhe i trashë, zjarret në këtë zonë nuk po shuhen prej disa ditësh. Ato kërcejnë nga një vend në tjetrin, sepse zjarret janë ngjitës dhe meqë Pisha ka zjarre nuk mund të mos kishte Poro dhe anasjelltas.

Për shkak të zjarreve, masivi i dendur i pishave të kësaj zone sot i ngjan një koke të qethur nga një berber amator. Diku ka qime pishash, diku nuk ka. Duke qenë bredharakë dhe ndoshta edhe pak të dehur, si gjithë qeniet e shthurrura të natës, zjarret kërcejnë me ritmin e erës duke u përhapur në mënyrë të crregullt. Prandaj në mes të pyjeve ka ngastra krejtësisht të djegura, të përzhitura e të zeza dhe pak metra më tej ka ngastra të freskëta, të shëndetshme dhe plotësisht jeshile. Në parcelat e zhuritura nuk ka më asnjë insekt, në pemë nuk ulet asnjë zog, toka është e nxehtë, trungjet janë të thata dhe kudo ku shkel ngrihet një tym që kërkon ajër për tu kthyer prapë në zjarr.

Unë shkova në PishPoro për të fotografuar zjarret bashkë me bregun e detit, sic bëj zakonisht kur endem në plazhet e gjata që shtrihen mes Semanit dhe Vjosës. Askund në bregdetin e Shqipërisë, nuk ka zona më të mbrojtura nga natyra dhe më pak të sulmuara nga njeriu. Në verë, shumica e këtyre plazheve mbulohen me cadra dhe banorët e Fierit që nuk duan të shkojnë as në Durrës, se është larg dhe as në Vlorë se është shtrenjtë, vijnë këtu duke u ankuar për dallgët, por më shumë për faktin që Shqipëria nuk e llogarit edhe Fierin si një qytet bregdetar.

Fieri duhet të ketë një nga vijat bregdetare më të gjata në Shqipëri, që nis në Divjakë, Karavasta dhe mbaron në Nartë. Janë disa dhjetëra kilometra plazhe të virgjëra, të cilat nëse popullohen do ta kthenin Fierin në një resort turistik gjigand në mes të Shqipërisë. Mijëra hektarë të gatshëm për ndërtime masive, nga pallatet deri tek hotelet mund të strehojnë një mizëri me turistë të cilët do ta kishin Rinasin një orë larg, spitalin e Fierit 10 minuta larg, Apolloninë 5 minuta dhe lungomaren e Vlorës më pak se 20 minuta larg. Kosovarët, që historikisht e kanë qejf Fierin, do lumturoheshin, ndërsa italianët e varfër të ditëve tona, do mrekulloheshin. Vetë fierakët që mezi e presin këtë ditë, ndoshta do pasuroheshin. Ekologjistët e veshur me pupla do pikëlloheshin ndërsa natyralistët e zhveshur lakuriq do mbuloheshin.

Kjo është arsyeja që ka kaq shumë zjarre në PishPoro. Turizmi masiv po afrohet. Ndërtimi po vjen në formën e një makine betoni që shkel mbi fusha të mbjella me misër, rrafshon pishat e larta dhe than lagunat e vogla të kësaj parajse. Prandaj, sapo shuhet një zjarr, ndizet një tjetër dhe flakët e një krateri të përvëluar vrapojnë nëpër natë nga një prush në tjetrin. PishPoro po digjet me thëngjij lëvizës që natën duken si xixëllonja endacake që djegin pemë.
Ndrëkohë, zjarrëvënësit që fshihen nëpër këto pyje kanë ndarë zonat e ndërtimit, parcelat dhe përqindjet, ndërsa betonierat pothuajse janë nisur pasi kanë marrë porositë që llogariten me metër kub. Para se të vijnë, ato e duan tokën të shkretë sepse betoni, nuk e ka shumë qejf natyrën. Ai po i afrohet PishëPoros për tia rrëmbyer pishat dhe për tia mbushur rërën me ndërtime me themele të cekëta. Ndoshta pas disa vitesh, kur aty të mos ketë më pisha,PishPoro do mbetet vetëm Poro.

Njerëzit do thonë isha me pushime në Poro aty ku dikur ka patur Pisha. Atëherë zjarrëvënësit e sotëm do ju kenë shitur pushuesve apartamentet e ngritura mbi pyjet e djegur dhe sërish do kthehen në shtëpitë e tyre të vjetra, që gjithmonë do mbajnë era pishë.
Kjo është PishPoro që shumë shpejt mund të jetë IshPoro.
E që megjithatë është e bukur edhe kur digjet

Related

Previous Post

“Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë”- Basha nga Pogradeci: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është pa kompromis

Next Post

Adrola Dushi befason me linjat perfekte

Lajme të ngjashme

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

by redaktor2
07/17/2025
0

Shkruan Ermal Qori Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

by redaktor2
07/04/2025
0

NGA AGRON GJEKMARKAJ Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen! Gjatë në kujtesën e miletit do...

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Zgjedhjet e përgjithshme dhe sfidat e Kuvendit në legjislaturën 2025–2029 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

by redaktor2
06/22/2025
0

Avokat Alban Duraj Më 11 maj 2025 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.