• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Drejtues Politik? Lefter Maliqi thirrje opozitës: Fitorja vjen nga baza

10/09/2023
in Politikë
Drejtues Politik? Lefter Maliqi thirrje opozitës: Fitorja vjen nga baza
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kuçovë i bën thirrje liderve të opizitës për një organizim në bazë duke sjellë prapë besim te qytetarët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Maliqi thekson se nëse do të fillojmë nga A-ja, vetëm 2-3 muaj para zgjedhjeve, nuk do të fitojmë kurrë.

REAGIMI I MALIQIT:

Thirrje e sinqertë drejtuar Lidereve të Opozitës:

Ka një nevojë urgjente për organizimin e Bazës, duke filluar nga çdo Qendër Votimi, Lagje, Fshat dhe sidomos në Qytet. Fitorja vjen nga baza, drejtimi nga Qendra. Fitorja nuk kërkon vetëm frymë, por edhe punë të fortë në bazë. Duhen dërguar të deleguar në çdo Bashki dhe Qark, për të ri-organizuar, duke strukturuar dhe krijuar Degët, me seksione dhe grup-seksione në çdo Qëndër Votimi; Forumin e Rinisë dhe Gruas; Kryesitë e Degëve pa asnjë mungesë, pasi kanë mangësi të thella.

Koha ecën e nuk pret! Nëse do të fillojmë nga A-ja, vetëm 2-3 muaj para zgjedhjeve, nuk do të fitojmë kurrë! E kërkojë këtë nga eksperiencat dhe sidomos nga pervoja e Zgjedhjeve Lokale që sapo lamë pas. Nëse do të mendonim vetëm për interesa personal dhe vetëm për të shtuar radhët me disa Deputetë më shumë, gabohemi rëndë, pasi kështu do të demtohen jo vetëm demokratët dhe “Fronti Opozitar” në tërësi, por dhe demokracia, pluralizmi politik dhe e ardhmja e vendit dhe do i jepnim shkelmin e fundit groposjes së demokracisë dhe rolit të opozitës në vend; duke thelluar kështu edhe plagën e hapur për Rininë në vend.

Koha është tani, sot! Nesër do të jetë tepër vonë! Të japim shtysën e krijimit të frymës së fitores duke filluar që nga baza! Të ngjallim së bashku shpresën dhe besimin. Vetëm kështu do i fusnim frikën deri në palcë, “Rilindjes së krimit”.

Nuk ka më kohë! Ashtu si çdo skuadër që stërvitet çdo ditë, çdo javë, çdo muaj e çdo vit pa ndërprerje dhe futet në ndeshje e pregatitur për të fituar, ashtu edhe Opozita duhet të veprojë , për të mundur kundërshtarin, i cili në rastin tonë, ka edhe topin edhe fushën dhe albitrin dhe tifozat në tribunë me bileta të paguara!

Ne nuk duhet të lejojmë t’i ndodh kjo popullit të pafajshëm, që drejtohet plot shpresë për ndryshim në kutitë e votimit dhe del për një dekadë radhazi i zhgënjyer, i pambrojtur, i papërfaqësuar! Nese nuk reagohet, ndiej keqardhje për mbeshtetësit tanë të cilët presin organizimin, përballjen dhe fitoren për familjet dhe të ardhmen e femijëve të tyre.

Kjo thirrje publike për interes të vendit dhe popullit, që na besoi votën, e cila është tejet altruiste, vjen prej meje njëkohësisht me një ndjesë dhe përulje ndaj Jush, por demokracia dhe pluralizmi politik dhe interesi i shtetasve shqiptarë të kudo ndodhur, njëkohësisht edhe e ardhmja jonë e përbashkët Europiane, dominon mbi cilindo interes personal të tonin! U besova me votë të përçoj zërin e banorëve të mi dhe me anë të kësaj thirrje jam duke bërë pikërisht këtë.✌️🤝🙏💪🇦🇱🇪🇺🇺🇸

Related

Previous Post

Ministrja Koçiu: Nis rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës, transformim i kushteve dhe cilësi në shërbimin ndaj qytetarëve

Next Post

Është shqiptare apo jo? Ava Max habit me deklaratën: E kam gjyshin nga…

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
  • Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.