• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Reagimi i spitalit Mbretëresha Geraldinë, për vdekjen e foshnjës 9-ditëshe!

10/09/2023
in Slider, Sociale
Reagimi i spitalit Mbretëresha Geraldinë, për vdekjen e foshnjës 9-ditëshe!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Spitali “Mbretëresha Geraldinë” reagoi për vdekjen e foshnjës disa ditëshe, me iniciale B.D.
Spitali bën me dije se nëna e foshnjës nuk e ka ndjekur shtatzëninë pranë këtij materniteti dhe pas lindjes mjekët neonatologë kanë diagnostikuar foshnjën me një anomali kardiake. Po ashtu materniteti sqaron se diagnoza është konfirmuar nga mjekët kardiopediatër të QSUT dhe se janë ndjekur në mënyrë rigoroze protokollet e referimit dhe transferimit.
“Sqarim i ekipit të Shërbimit të Obstetrikës dhe Klinikës së Reanimacionit neonatal pranë SUOGJ” Mbretëresha Geraldinë“
Nisur nga shkrimet e publikuara nga disa media, për humbjen e jetës së foshnjës (9 ditëshe) me inicialet B.D., në QSUT, pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, për shkak të një anomalie kardiake të lindur, ekipi i mjekëve pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke i shprehur edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e jetës së fëmijës së tyre, sqaron opinionin publik, si vijon:
Pacientja me inicialet K.D., ka sjellë në jetë foshnjën e saj në datën 13.08.23 pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në kujdesin maksimal të stafit mjekësor dhe infermieror. Sqarojmë se nëna nuk e ka ndjekur shtatzëninë pranë maternitetit tonë. Menjëherë pas lindjes, mjekët neonatologë kanë dyshuar dhe diagnostikuar foshnjën për anomali kardiake të lindur, diagnozë e cila është konfirmuar nga mjekët kardiopediatër të QSUT një ditë pas lindjes. Është ndjekur me rigorozitet protokolli i referimit dhe transferimit të foshnjës pranë QSUT për trajtimin e mëtejshëm, si e vetmja Qendër Kombëtare për trajtimin e anomalive kardiake në Shqipëri.
Ekipi i mjekëve pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë“ siguron qytetarët se ka qenë dhe është plotësisht i angazhuar për të garantuar shërbimin mjekësor me profesionalizëm maksimal për çdo grua dhe foshnje që vjen në jetë në këtë maternitet, i cili pret mbi 6000 lindje në vit.
Reanimacioni neonatal i jep shërbim më shumë se 2000 fëmijëve ne vit që vijnë në jetë në spitalin tonë por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, si një prej qendrave referente të reanimacionit neonatal në vend”, thuhet në reagim

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Misteri rreth vdekjes së Prigozhin, Putin jep versionin e tij: Brenda avionit pati shpërthim granate

Next Post

Ministrja Koçiu në takimin me ambasadoren e Greqisë: Intensifikim i bashkëpunimit në shëndetësi

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.