• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Tetori Rozë” / Koçiu dhe Balla me punonjëset e Policisë së Shtetit: Akses për të gjitha gratë për kryerjen e mamografisë falas

10/11/2023
in Slider, Sociale
“Tetori Rozë” / Koçiu dhe Balla me punonjëset e Policisë së Shtetit: Akses për të gjitha gratë për kryerjen e mamografisë falas
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme organizuan sot një aktivitet ndërgjegjësues me vajzat dhe gratë e Policisë së Shtetit për kontrollin e hershëm, si dhe pjesëmarrje të gjerë në Programin Kombëtar të Depistimit dhe luftimit të kancerit të gjirit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se vajzat e gratë të cilat kanë thyer tabutë duke u bërë pjesë në radhët e Policisë së Shtetit, tashmë kanë edhe një detyrë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimit e popullatës për kancerin e gjirit.

Koçiu shtoi se Policia e Shtetit është aleat i natyrshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përhapjen e fushatës së ndërgjegjësimit përmes shpërndarjes së fjongove rozë, mesazheve sensibilizuese si dhe shembullit që efektivet japin duke u kontrolluar.

“Ndryshe nga lufta me krimin, ajo me kancerin është një betejë ndaj një armiku shumë më të vështirë për t’u identifikuar, një armiku që prek mesatarisht një në tetë gra gjatë jetës së tyre, por një armiku që fatmirësisht është gjithmonë e më i lehtë për t’u mundur”, u shpreh Koçiu.

Në 30-vjetorin e lançimit të fjongos rozë, si e para fushatë gjithëpërfshirëse në rang botëror, Koçiu apeloi që të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar suksesin e Programit Kombëtar të Depistimit dhe luftimit të kancerit të gjirit.

“Në tetor, muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, thirrja ime për të gjithë gratë dhe vajzat është një: Përfitoni nga programi ynë i mamografisë falas së ofruar në të gjithë vendin” – u shpreh Koçiu.
“Steriotipet e trashëguara, si dhe mungesa e një kulture të konsoliduar parandalimi sjell çdo vit humbje të panevojshme, e plotësisht të parandalueshme jetësh nga tumori i gjirit” – theksoi ministrja.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u bëri thirrja të gjitha grave pjesë e Policisë së Shtetit që të vendosin shëndetin e tyre përpara çdo gjëje.

“Në Muajin Kombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, duhet të jemi të bashkuar, në qëllimin e përbashkët i cili mund çdo ndasi dhe na bashkon si komb në luftën e vërtetë me kancerin e gjirit. Të bëhemi bashkë për të mundësuar që ky mesazh të depërtojë në çdo qytet, njësi administrative, komisariat apo vend pune ku gratë e Policisë së Shtetit i shërbejnë kombit me devotshmëri”, deklaroi Balla.
“Le të nderojmë sot të gjithë ato gra dhe vajza që kemi humbur, dhe natyrshëm t’u ofrojmë forcë atyre që vazhdojnë të jetojnë me këtë sfidë të vështirë të kancerit të gjirit dhe të angazhohemi për të mbrojtur shëndetin e brezave të ardhshëm përfshirë edhe në radhët e Policisë së Shtetit”, nënvizoi ministri.

Balla shtoi se “prioritet mbetet sigurimi i aksesit për gratë në Policinë e Shtetit në diagnostikimin e kancerit nëpërmjet ekzaminimit mamografik”.
“Kjo është arsyeja përse jemi mbledhur këtu sot së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të dhënë mesazhin e qartë se jeta e vajzave dhe grave në Policinë e Shtetit vjen e para dhe do të mundësojmë që çdo njëra prej tyre të ketë mundësinë për të bërë diagnostikimin e hershëm”, nënvizoi ministri Balla.
Në përfundim të aktivitetit, Koçiu dhe Balla vizituan mamografitë lëvizëse ku u mundësua ekzaminimi i Punonjëseve të Policisë së Shtetit.
Përgjatë muajit rozë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe strukturat e Policisë së Shtetit kanë mundësuar sigurimin e mamografive për çdo grua të Policisë së Shtetit.

Programi i Depistimit Kombëtar, shtrirja e mbulimit me mamografi falas në të gjithë territorin, përfshirja e barnave të reja moderne si herceptina në listën e barnave të ofruar falas nga shteti, zgjerimi i kabineteve onkologjike në Spitalet Rajonale, kanë çuar në rritjen e numrit të diagnostikimeve të hershme, si dhe në uljen e numrit të fataliteteve.
Në kuadër të muajit rozë, të gjitha kabinetet e mamografisë në mbarë vendin, por edhe mamografitë e lëvizshme, që nga fillimi i muajit tetor kanë qenë në shërbim të publikut çdo ditë të javës, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites, përfshirë edhe ditën e shtunë deri në orën 14:00. Njësitë e mamografisë së lëvizshme falas do të vijojnë deri në fund të muajit tetor në shumë qytete të vendit duke u mundësuar vajzave dhe grave ekzaminimet afër vendbanimit të tyre.

Related

Previous Post

Lukaku flet për largimin nga Interi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua, një ditë do të tregoj gjithçka se çfarë ndodhi këtë verë

Next Post

Akademia e Sigurisë, shtyhet deri më datë 31 tetor afati i aplikimeve. Ja kriteret që duhet të plotësoni

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.