• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

BIRN: Pasi i mbajti peng 4 muaj, KLGJ u jep magjistratëve 24 orë afat për preferencat

10/18/2023
in Kronikë, Slider
BIRN: Pasi i mbajti peng 4 muaj, KLGJ u jep magjistratëve 24 orë afat për preferencat

Gjyqtare te rinj gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 25 vjetorin e Shkolles se Magjistratures. Pas ceremonise festive per shkollen, eshte zhvilluar ceremonia e diplomimit e tyre./r/n/r/nNew judges during a ceremony organized on the occasion of the 25th anniversary of the School of Magistrates. After the festive ceremony for the school, their graduation ceremony took place.

Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi 40 vende vakante për magjistratët e rinj, duke lënë jashtë gjykatat e karrierës së Tiranës dhe Durrësit. Magjistratët kanë vetëm 24 orë kohë të aplikojnë për vendet e punës dhe plotësojnë formularët e papajtueshmërisë ambjentale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të mërkurën 40 vende vakante për magjistratët e diplomuar në verë të këtij viti. Në mbledhjen që drejtohej nga zëvendëskryetari Ilir Rusi, në mungesë të kryetares Naureda Llagami, KLGJ listoi vendet e lira që përfshinin Gjykatat e Juridiskionit të Përgjithshëm, Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Elbasan, Fier, Korçë, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë. Ndërkohë dy vende të lira u njoftuan në Gjykatën Administrative të Lushnjes. Në gjykatat e karrierës Tiranë dhe Durrës nuk u njoftuan vende vakante për magjistratët e rinj.

Relatori i projekt vendimit, anëtari i KLGJ-së, Klodian Kurushi tha në fjalën e tij se të 40 magjistratët e diplomuar dhe emëruar, do të caktohen në  pozicionet e përhershme “në vendet e paraqitura nga komisioni si pjesë përbërëse e këtij projekt vendimi”.

Por Kurushi pranoi se KLGJ nuk ishte në afate. “Nuk jemi në afatin e duhur kohor”, tha ai duke iu referuar vonesës me gati katër muaj për caktimin e këtyre magjistratëve në detyrë. Kandidatët për magjistratë duhej të ishin caktuar në vendet e tyre që në korrik të këtij viti, siç ndodhi me kolegët e diplomuar si prokurorë. Në shtator, KLGJ u justifikua se para se të caktonte këto vende të lira, duhej të mbyllte procedurat e transferimit të gjyqtarëve aktualisht në detyrë, edhe pse nuk dha një bazë ligjore mbi të cilën bazohej vonesa.

Kurushi tha se për shkak të vonesës së deritanishme, KLGJ duhej të nxitonte me procedurat në vijim. Për këtë arsye, ai propozoi që magjistratëve t’u jepej vetëm 24 orë për të zgjedhur preferencat mes vendeve bosh të caktuara nga KLGJ. Sipas vendimit që u miratua unanimisht,  magjistratët duhet të rendisin preferencat për vendet e lira deri të enjten në orën 12.00 të mesditës. Kurushi tha se pas kësaj do të përgatitej relacioni dhe më pas do të procedohej me betimin e magjistratëve të rinj.

40 magjistratët e rinj ishin planifikuar tre vjet më parë si një mundësi për të lehtësuar sadopak sistemin e mbingarkuar gjyqësor në vend që llogaritet se ka 120 mijë dosje stok për shkak të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu, por ndryshe nga sa pritej, procedurat e emërimit të tyre u zvarritën.

Related

Previous Post

Dafina flet për reagimet e saj shpërthyese në rrjetet sociale: E vërteta del kurdo

Next Post

Paketa e sigurisë në shkolla, Balla në Kavajë: Bashkëpunim me të gjitha autoritetet dhe bashkinë për gjithçka që lidhet me garantimin e nxënësve

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komisariat

Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komisariat

by redaktor2
09/09/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë kësaj të marte në fshatin Marinzë ku një fëmijë është përplasur nga një makinë...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.