• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“I dorëzuam SPAK dosjen 653 faqe për aferën e inceneratorëve”- Belind Këlliçi tregon çfarë përmbajnë dokumentet: Nuk janë gjetur në institucione

10/18/2023
in Politikë, Slider
“I dorëzuam SPAK dosjen 653 faqe për aferën e inceneratorëve”- Belind Këlliçi tregon çfarë përmbajnë dokumentet: Nuk janë gjetur në institucione
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një deklarate thotë se i ka dorëzuar kreut të SPAK, Altin Dumani një material të plotë për zbardhjen e aferës korruptive të inceneratorëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas Këlliçit, ky material përmban të dhëna autentike si dhe janë dokumente që SPAK nuk i ka gjetur më parë në institucione.

Partia Demokratike thote Kellici, mbetet e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj afere korruptive.

Deklarata e Belind Kelliçit

Sot po i përcjellim zyrtarisht z. Altin Dumani, një material të plotë (653 faqe), produkt i një pune voluminoze 4 mujore nga Grupi i Ekspertëve të Partisë Demokratike, për zbardhjen e plotë të aferës korruptive të Inceneratorëve.

Në këtë material, Grupi i Punës ndihmon në mënyrë thelbësore për hetimin e kësaj çështje, sidomos lidhur me deklarimet e rreme të dhëna në Letër Porositë, nga aksionerët e sotëm. Këtë material po i’a përcjellim në mënyrë urgjente z. Altin Dumani, pasi ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të financimit të këtij projekti korruptiv, me para të dyshimta, për të cilat i takon SPAK të hetojë nëse janë para të zyrtarëve të veshur me pushtet, apo janë para të grupeve kriminale si Ndragheta, etj.

Sot nuk po bëjmë publik, asnjë dokumentacion, pasi besojmë fort se z. Dumani, pas ditës së sotme, do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore deri në zbardhjen e plotë të kësaj afere.

Gjithsesi ju bëjmë me dije se ky material përmban të dhëna autentike si:

  • Kontrata të nënshkruara mes palëve.
  • Dokumentacion zyrtar të cilin SPAK nuk e ka gjetur pranë Institucioneve Shqiptare.
  • Komunikime elektronike mes palëve si dhe shumë dokumente financiare.

Gjej rastin edhe njëherë, të falënderoj qytetarët e shumtë si dhe gazetarët kurajozë, të cilët për muaj me radhë kanë bashkëpunuar me Grupin e Ekspertëve të ngritur pranë Partisë Demokratike, edhe pse shpesh herë janë përballur me kërcënime dhe baltosje nga makineria e propagandës qeveritare.

Partia Demokratike mbetet e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj afere korruptive, e cila pa diskutim ka ideatorë dhe përfitues kryesorë dyshen Rama – Veliaj, për të cilët po përgatiten 3 kallëzime të reja pranë SPAK.

Pushteti arbitrar dhe korruptiv i Edi Ramës, mund t’i caktojë kryetarin opozitës, mund t’i caktojë grupin parlamentar, mund t’i mohojë komisionet hetimore parlamentare, por asnjëherë misionin e saj. Ne jemi të vendosur që çështjet publike, të parave të taksapaguesve, t’i ngremë me forcë dhe të kërkojmë zgjidhje nëpërmjet çdo mënyre të ligjshme.

Megaafera e inceneratorëve është vetëm njëra prej tyre.

Related

Previous Post

“Pakicat shqiptare në Kroaci, shembull për përmirësimin e raporteve mes popujve” presidenti Milanoviç: Integrimi i rajonit në BE, i rëndësishëm për stabilitetin

Next Post

Dafina flet për reagimet e saj shpërthyese në rrjetet sociale: E vërteta del kurdo

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.