• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Europa voton, ILD me të drejta të plota në Rrjetin Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë

10/19/2023
in Aktuale, Slider
Europa voton, ILD me të drejta të plota në Rrjetin Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prej sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë është anëtar me të drejta të plota i Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ).

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Është një qëllim i përmbushur, pasi Rrjeti përbëhet vetëm nga vende të Bashkimit Europian dhe pas një pune 2 vjeçare me statusin e vëzhguesit, tashmë ILD është anëtar me të drejta të plota.

Çfarë është RESIJ?

Në 2017, përfaqësues të shërbimeve të inspektimit të 14 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por jo vetëm, ranë dakord për ndërtimin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) për të ndërtuar bashkëpunim konkret mes tyre.

Ky rrjet synon: identifikimin e çështjeve dhe kryerjen e trajnimeve të përbashkëta në nivel Evropian, rritjen e rolit të shërbimeve kombëtare të inspektimit në cilësinë, efektivitetin dhe nivelin Evropian të Drejtësisë, sikurse edhe vlerësimin e instrumentave evropianë të asistencës së përbashkët gjyqësore në çështjet civile dhe penale,  bashkëpunimin për financime nga Bashkimi Evropian dhe nga Këshilli i Evropës për një numër iniciativash të lidhura me proceset e punës së shërbimeve të inspektimit të shteteve anëtare të RESIJ, hartimin e dokumenteve standarde në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të inspektimit ose të atyre në lidhje me etikën e inspektorëve.

Në takimin e 10 dhjetorit 2021 të RESIJ, u vendos që institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Republikës së Shqipërisë, të ishte pjesë e këtij rrjeti Evropian me statusin e vëzhguesit.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ që u zhvillua sot online, të gjithë anëtarët, nga vende të Bashkimit Europian, në mënyrë unanime vendosën të ndryshonin statusin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga vëzhgues në anëtar me të drejta të plota.  Asambleja e ardhshme e RESIJ do të mbahet në Tiranë më 14 Dhjetor dhe mikpritet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Related

Previous Post

Futbolli në plan të dytë, UEFA del me vendim përfundimtar për ndeshjen e ndërprerë Belgjikë-Suedi

Next Post

Deputetët e Berishës në grevë urie? Belind Këlliçi: Propozim mjaft interesant, mund të jetë zgjidhja e duhur

Lajme të ngjashme

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit

by redaktor2
09/09/2025
0

Viti i ri shkollor nisi, por në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë ushqim në shkolla, projekt i prezantuar...

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.