• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Lufta/ Dyshohet se Hamasi ka përdorur armë të Koresë së Veriut ndaj Izraelit

10/19/2023
in Rajoni & Bota
Lufta/ Dyshohet se Hamasi ka përdorur armë të Koresë së Veriut ndaj Izraelit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Luftëtarët e Hamasit ka të ngjarë që kanë përdorur armë të Koresë së Veriut gjatë sulmeve të tyre më 7 tetor ndaj Izraelit. Agjencia Associated Press tha se ky përfundim është nxjerr pas analizimit të një videoje dhe armëve që janë kapur nga Izraeli, pavarësisht se Pheniani ka mohuar se i shet armë këtij grupi militant palestinez. Videoja është analizuar nga dy ekspertë për armët e Koresë së Veriut. Agjencia Associated Press ka analizuar armët e kapura në fushëbetejë, por është bazuar edhe në inteligjencën ushtarake të Koresë së Veriut, dhe sipas AP-së, videoja tregon se Hamasi ka përdorur raketahedhës krahu F-7, armë që zakonisht luftëtarët e përdorin kundër autoblindave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këto dëshmi hedhin dritë në dërgesat e paligjshme të armëve që Koreja e Veriut – shtet i goditur nga sanksionet ndërkombëtare – përdor në mënyrë që të financojë programet e saj të armëve. Armët F-7 mund të mbushen me shpejtësi, që i bëjnë ato armë të vlefshme për forcat guerile. Granatahedhësi F-7 është dokumentuar se janë përdorur edhe në Siri, Irak, Liban dhe Rripin e Gazës tha N.R. Jenzen-Jones, ekspert i armëve që punon në Armament Research Services.

Koreja e Veriut për një kohë të gjatë ka mbështetur grupet palestineze dhe armët verikoreane edhe në të kaluarën janë dokumentuar në mesin e dërgesave të ndaluara”, tha Jenzen-Jones për Associated Press. Hamasi ka publikuar fotografi të trajnimeve ku shfaqen luftëtarët e tij me armë sikurse granatahedhës dhe elemente të tjera që përkojnë me F-7, tha Matt Schroeder, hulumtues në institutin Small Arms Survey, i cili ka shkruar një udhëzues për armët e lehta të Koresë së Veriut.

Nuk është befasi që shohim armë të Koresë së Veriut te Hamasi”, tha Schroeder. Arma verikoreane F-7 i ngjan granatahedhësit të epokës sovjetike RPG-7, por ka disa dallime. Armët që janë kaluar nga ushtria izraelite u janë shfaqur gazetarëve. Në mesin e armëve ka edhe elemente të tjera që i përkasin granatahedhësve F-7. Gjatë një takimi me gazetarë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut në mënyrë specifike ka identifikuar F-7 si një prej armëve të Veriut që besohet se Hamasi ka përdorur gjatë sulmeve ndaj Izraelit. Ushtria izraelite nuk i është përgjigjur AP-së lidhur me origjinën apo prodhuesin e këtyre granatahedhësve, duke argumentuar se lufta që po vazhdon ndaj Hamasit e parandalon të komentojë për këtë temë.

Koreja e Veriut, përmes agjencisë së lajmeve KCNA, javën e kaluar ka mohuar pretendimet se Hamasi ka përdorur armë të saj, duke i cilësuar këto pretendime si “të pabaza dhe të rreme” që sipas Phenianit janë të orkestruara nga Shtetet e Bashkuara. Videot dhe fotografitë e propagandës së Hamasit, që janë publikuar në të kaluarën, kanë shfaqur militantët duke përdorur raketa kundërtanke Bulsae të Koresë së Veriut. Jenz-Jones tha se beson se bazuar në videot dhe fotografitë, militantët e Hamasit po ashtu kanë përdorur pushkë 58, të Koresë së Veriut, që është një variant për Kallashnikovin.

Irani po ashtu ka modeluar disa prej raketave të tij balistike bazuar në variantet që ka Koreja e Veriut. Irani për një kohë të gjatë mbështet Hamasin dhe e ka përgëzuar pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Related

Previous Post

Fotot e nxjerrin zbuluar, Bella Hadid në një romancë të re

Next Post

Akti normativ, Balla: I japim zgjidhje detyrimeve të prapambetura ndaj punonjësve të Policisë

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.