• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Një fëmijë palestinez vritet çdo 15 minuta/ Si ndikon lufta tek fëmijët?

10/21/2023
in Aktuale
Një fëmijë palestinez vritet çdo 15 minuta/ Si ndikon lufta tek fëmijët?

Palestinian children react, as another round of violence intensifies mental health crisis for Gaza children, in Gaza City August 7, 2022. According to Geneva-based human rights nonprofit Euro-Med Human Rights Monitor, 91% of children in Gaza suffer from some form of conflict-related trauma. REUTERS/Mohammed Salem

Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

A nuk mbrohen fëmijët ligjërisht në luftëra?

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po, kështu është përcaktuar! Rregullat e pranuara ndërkombëtarisht të konfliktit të armatosur u miratuan sipas Konventave të Gjenevës në vitin 1949, sipas të cilave fëmijët duhet të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë njerëzore.

Izraeli i ratifikoi konventat në vitin 1951, vetëm pak vite pasi një milion e gjysmë fëmijë hebrenj u vranë në Evropë gjatë Holokaustit. Por Izraeli nuk e njeh Konventën e 4-të të Gjenevës, e cila mbron civilët që luftojnë një okupim, pasi nuk e konsideron Palestinën si tokë të pushtuar.

Përdorimi joproporcional i fuqisë ushtarake në Gaza po cilësohet nga Izraeli si një mjet legjitim për të shkatërruar Hamasin. Dhe kështu vdekjet e civilëve të numëruara në sulme, duke përfshirë fëmijë, nuk kualifikohen si krime lufte, siç pretendon Izraeli.

Një nënë 30-vjeçare tregoi për Al Jazeera se fëmijët e saj, tetë dhe dy vjeç, kanë filluar të kenë të vjella pas sulmeve ajrore dhe gjithashtu po urinojnë në shtrat, si përgjigje ndaj frikës së shtuar.

Një studim i psikologut Iman Farajallah, zbuloi se fëmijët që u mbijetojnë luftërave nuk dalin të padëmtuar dhe mund të paguajnë një çmim të lartë psikologjikisht, emocionalisht dhe në mënyrën e sjelljes. Shumë prej tyre shfaqin shqetësim, regres ose sjellje të dhunshme.

Një nënë 35-vjeçare tregoi për Al Jazeera se djali i saj 13 vjeç, është shumë i nervozuar dhe sulmon këdo. Ai kërcen nga frika me çdo tingull dhe nuk mund të durojë që dikush të flasë me zë të lartë, edhe nëse bën shaka.

Për ata që nuk vdesin në këtë luftë, duhet të mësojnë se si të mbijetojnë pa pjesën tjetër të anëtarëve të familjes së tyre, thotë kirurgu Ghassan Abu-Sitta, që e ka quajtur këtë një “luftë kundër fëmijëve”.

Orët e fundit në Gaza kanë qarkulluar foto të fëmijëve që në pëllëmbë të dorës shkruajnë emrin, mbiemrin dhe numrin e identitetit kombëtar, në rast se familja do të duhet t’i identifikojë, nëse edhe ata vdesin.

Gaza është e privuar nga uji i pijshëm, energjia elektrike dhe ushqimi. Banorët përdorin ujërat e zeza nga puset, duke rritur rrezikun e sëmundjeve dhe infeksionet, sidomos për fëmijët, që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së tyre.

Në historinë konfliktuese mes Izraelit dhe Hamasit, nuk ka patur çast më të përgjakshëm se ky për jetët e fëmijëve, ndërsa shifrat janë të padëgjuara më parë!

Kamionët që transportojnë ndihma humanitare do të hyjnë në Gaza nga gadishulli Sinai i Egjiptit në ditët në vijim, sipas Shtëpisë së Bardhë, pas vizitës së Joe Biden në Izrael të mërkurën. Biden tha se Izraeli kishte rënë dakord të lejonte hapjen e kalimit, me kusht që ndihmat humanitare (ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore) të mos përdoren nga Hamasi.

Të paktën 21 gazetarë janë vrarë nga të dyja palët që nga shpërthimi i luftës Hamas-Izrael, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Tragjedia vazhdon… 💔

Related

Previous Post

Presidenti Begaj vijon vizitën në Kalabri, pritet nga komuniteti arbëresh në Kozenca

Next Post

Sekuestrimi i medikamenteve pa pullë fiskale, deputeti i PD rendit arsyet: Si shteti stimulon kontrabandimin e ilaçeve

Lajme të ngjashme

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

by redaktor2
09/04/2025
0

Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal....

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

Izet Onuzi, nga aksidenti te ‘Shpresa për Jetën’, 300 jetë të ngritura në këmbë

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Izet Onuzit: Kur kujton aksidentin e ndodhur më shumë se tridhjetë vite më parë, Izet Onuzi e pranon...

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes
  • Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf
  • Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve
  • Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’
  • Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në …
  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.