• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Presidenti Begaj vijon vizitën në Kalabri, pritet nga komuniteti arbëresh në Kozenca

10/21/2023
in Aktuale
Presidenti Begaj vijon vizitën në Kalabri, pritet nga komuniteti arbëresh në Kozenca
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Kalabri, zhvilloi sot vizita në qytezat e provincës së Kozencës, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore të cilët i uruan mirëseardhjen. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndalesa e parë e Presidentit Begaj, ishte “San Demetrio Corone” ku iu rezervua një ceremoni e veçantë mirëseardhjeje me praninë e qytetarëve të kësaj komune dhe kryetarit të saj Ernesto Madeo.

Sheshi i Monumentit në “San Demetrio Corone” ishte dekoruar me flamuj shqiptarë, ndërsa fëmijët që kishin dalë për të pritur Presidentin Begaj veç pankartave të mirëseardhjes, mbanin flamujt e dy shteteve.

Presidenti Begaj ishte i ftuar nga kryetari i komunës së “San Demetrio Corone” Ernesto Madeo në festivalin e këngës arbëreshe, një aktivitet muzikor me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve muzikore arbëreshe.

Presidenti Begaj ftoi artistët arbëreshë të bëhen pjesë e festivaleve që organizohen në Shqipëri duke ofruar mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që  ju shoh të gjithëve ju, sidomos fëmijët të cilët kanë ruajtur gjuhën,  zakonet, kulturën,  veshjen, këngën dhe vallet që i përkasin atdheut që lanë pas. Jam shumë i lumtur të shikoj fëmijët me dy flamuj, atë shqiptar dhe italian . Miqësia jonë është një miqësi që i ka rrënjët shumë të thella. Detyra jonë është ta zhvillojmë këtë miqësi, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë. Jam shumë i lumtur që ju organizoni festival ndërkombëtar për vallen dhe këngën arbëreshe. Ju siguroj që edhe në Shqipëri  ka programe të tilla të cilat do të bëjnë të mundur që dhe ju ta paraqisni veten atje, në atdheun tuaj. Ju siguroj se do të keni mbështetjen time gjithmonë dhe mbështetjen e institucioneve shqiptare për të rritur atë që është bërë 600 vjet, për ta trashëguar gjatë gjithë kohës. Ju përgëzoj dhe uroj jashtëzakonisht shumë që ta vazhdoni këtë traditë, që të ruani gjuhën, të ruani veshjen, të ruani këngën”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në komunën  “San Demetrio Corone” presidenti Begaj vizitoi  kishën antike  “Sant’Adriano”. Më pas kreu i shtetit zhvilloi takimin me komunitetin arbëresh në “Santa Sofia D’Epirio” ku u prit nga autoritet drejtuese të cilët organizuan dhe një shfaqje me këngë dhe valle folklorike arbëreshe. Presidenti Begaj vizitoi gjithashtu kishën bizantine “Santa Sofia D’Epirio”. 

Related

Previous Post

Qiratë e larta dhe problemet me vendbanimet në Greqi

Next Post

Një fëmijë palestinez vritet çdo 15 minuta/ Si ndikon lufta tek fëmijët?

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf

by redaktor2
09/04/2025
0

Sinan Tafaj, një emër i njohur në fushën e avokatisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ka kaluar përmes...

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

by redaktor2
09/04/2025
0

Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.