• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Sekuestrimi i medikamenteve pa pullë fiskale, deputeti i PD rendit arsyet: Si shteti stimulon kontrabandimin e ilaçeve

10/21/2023
in Politikë, Slider
Sekuestrimi i medikamenteve pa pullë fiskale, deputeti i PD rendit arsyet: Si shteti stimulon kontrabandimin e ilaçeve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e medikamenteve pa pullë fiskale, ku thotë se shteti është stimulues kryesor i këtij aktiviteti të paligjshëm.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shehu shprehet se futja e ilaçeve të kontrabanduara është veprim i dënueshëm, por shton se arsyeja pse ndodh kjo është se në Shqipëri shumica e medikamenteve veçanërisht të rimbursueshmet janë te origjinës së pa sigurt dhe se nuk ka regjistrimin automatik të medikamenteve te certifikuara nga EMA ose FDA.

Kështu, sipas tij, krijohet artificialisht një gjendje që bie ndesh me nevojat e popullatës, për një gamë të gjerë medikamentesh, për sigurinë e tyre, si kudo në vendet europiane e në përgjithësi.

Postimi:

Shteti, stimulues i “kontrabandes” se medikamenteve!

Po lexoj per disa”arestime” te lidhura me “kontrabande” te medikamenteve.

Pa dyshim qe futja e medikamenteve “ilegalisht”, jashte kontrollit, per tregeti eshte nje veprim i denueshem.

Por fatkeqesisht shteti yne eshte stimulues kryesor i ketij aktiviteti jashte ligjor:

1- Ne Shqiperi shumica e medikamenteve ne qarkullim e vecanerisht te rimbursueshme jane te origjines se pa sigurte.

Lista e substancave aktive te rimbursueshme eshte tejet e shkurter, reth 20 here nga ajo qe duhet, e dominuar dhe kjo nga medikamente te origjines jo te sigurte.

Po keshtu edhe prodhimi vendas nuk permbush standartet GMP etj te EMA.

2- Dhe per me keq, per aresye korruptove pengohet regjistrimi automatik i medikamenteve te certifikuara nga EMA ose FDA, qe qarkullojne ne vende te sigurta, duke dashur te stimulohet ai nga origjina jo te sigurta.

Ne nje kohe kur politikat e importeve per ato duhet te jene te bazuara ne moton “liberalizim i kontrolluar”.

Keto bejne qe dhe lista e barnave te jete shume here larg nevojave, si dhe te dominohet nga medikamente te pa certifikimin nga EMA apo FDA,  te ndaluara te qarkullojne ne vendet e BE e te tjera te sigurta.

Keshtu krijohet artificialisht nje gjendje qe bije ndesh me nevojat e popullates, per nje game te gjere medikamentesh, per sigurine e tyre, si kudo ne vendet europiane e ne pergjithesi.

Ne keto kushte krijohen premisat per futjen ilegale te medikamentave per tregeti.

Nje shtet i pa afte e i koruptuar krijon keshtu premisa per shumefishimin e veprimtarve ilegale edhe ne farmaceutike.

Kujtojmë se në lidhje me ilaçet e kontrabanduara, në pranga kanë rënë 16 shtetas: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani,  Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj.

Të arrestuarit, sipas policisë “në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë.”

Related

Previous Post

Një fëmijë palestinez vritet çdo 15 minuta/ Si ndikon lufta tek fëmijët?

Next Post

Plan për të vrarë me pagesë kundërshtarin e Kasandër Nogës, vëllezërit Beqiraj blenë edhe dinamit në minierat e Bulqizës. Përfundojnë të pandehur në gjykatë

Lajme të ngjashme

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.