• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tensione në veri të Kosovës, Stoltenberg: Ka ende tensione, po shtojmë trupat në veri

10/25/2023
in Rajoni & Bota
Tensione në veri të Kosovës, Stoltenberg: Ka ende tensione, po shtojmë trupat në veri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën për media tha se është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe t’i kthehen dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Stoltenberg gjithashtu tha se trupat e NATO-s në Kosovë së fundmi janë përforcuar me disa qindra ushtarë nga Italia, Bullgaria, Rumania dhe Britania e Madhe.

“Ka ende tensione, është një situatë e vështirë, po e monitorojmë me shumë kujdes dhe po rrisim prezencën tonë sidomos në veri. Mesazhi kryesor është që të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina, të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të përmbahen nga retorika nxitëse”, tha Stoltenberg.

Ai tha se Beogradi dhe Prishtina duhet t’i kthehen dialogut nën patronazhin e BE-së.

“Unë mendoj se është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm të shihet se BE-ja dhe NATO-ja po punojnë krah për krah dhe se trupat e shtuara të NATO-s në Kosovë po mbështesin përpjekjet e shtuara diplomatike të BE-së”, tha Stoltenberg.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ndryshimin e vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës.

“Vendimi u mor në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë ushtarakë në NATO dhe konkluzioneve të arritura në takimin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të nismës së bashkëpunimit në mbrojtje, me qëllim forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës. Për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s dërgohen 70 pjesëtarë të Ushtrisë, për një periudhë gjashtëmujore, e llogaritur nga nëntori 2023 deri në maj 2024. Me këtë ndryshim të Vendimit, numri i përgjithshëm me të cilin do të marrim pjesë në operacionin “KFOR” në Republikën e Kosovës do të arrijë në 101 pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Related

Previous Post

Dyshohet se përdhunuan vajzën në Vlorë, jepet sot masa për 2 të rinjtë

Next Post

E rëndë në Lezhë/ Nxënësi godet me karrige mësuesen në shkollën e mesme ‘Hydajet Lezha’, dërgohet në spital! Kolegët bojkotojnë mësimin

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare
  • “Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm”, Veliaj: Tirana ka ditur t’i nderojë ata që kanë dh…
  • “Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?
  • Aksident te Rruga e Arbërit/ Humbi kontrollin e automjetit, plagosen dy persona
  • Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndet…
  • Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.