• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pse Banka e Shqipërisë garanton ruajtjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve?

10/26/2023
in Aktuale
Pse Banka e Shqipërisë garanton ruajtjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Raportin e Qëndrueshmërisë Financiare për gjashtëmujorin e parë janar-qershor 2023, të publikuar më datë 5 tetor, Banka e Shqipërisë vlerëson se veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, ku vlerat nominale të zërave kryesorë të bilancit u ndikuan nga efekti pakësues i rritjes së kursit të këmbimit të lekut. Sipas saj, rreziqet mbetën në nivele të kontrolluara dhe qëndrueshmëria e sektorit bankar vlerësohet e mirë, në kushtet kur rezultati financiar u përmirësua ndjeshëm dhe kapitalizimi i veprimtarisë mbetet në nivele të përshtatshme.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Banka jonë qendrore thotë se zhvillimet ekonomike në vend ishin pozitive, ku kontributi i shtimit të të ardhurave nga shërbimet e turizmit në rritjen ekonomike ishte më i ndjeshëm, sidomos për muajt maj-qershor të gjashtëmujorit të parë. Presionet inflacioniste erdhën në rënie, por norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të Bankës së Shqipërisë.

Qëndrueshmëria e çmimeve dhe ruajtja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, ka qenë dhe mbetet ndër misionet kryesor të Bankës së Shqipërisë. Ruajtja  e  fuqisë  blerëse  të  monedhës  sonë  kombëtare,  garantimi  i  vlerës  së  kursimeve të familjeve shqiptare, mbështetja e stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve sa më të mira të kreditimit për një periudhë afatgjatë kohore, janë shërbimi më i mirë që politika monetare e bankës sonë qendrore mund t’i japë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare.

BSH cilëson po ashtu, se politika fiskale e qeverisë e ruajti prirjen e saj konsoliduese, në kushtet e performancës së mirë të të ardhurave buxhetore për periudhën janar-qershor 2023.

Megjithatë, banka jonë qendrore gjykon se rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme. Ndaj mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike të synojnë ruajtjen e qëndrushmërisë makroekonomike të vendit, ndërsa institucionet financiare dhe autoritetet mbikëqyrëse duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme, për të forcuar rezistencën e sistemit financiar.

Ulja e fortë e infacionit

Edhe pse inflacioni vijon të mbetet mbi objektivin e bankës qendrore, i cili është 3 përqind, ai është ankoruar në nivele shumë më të ulëta, se niveli më i lartë historik i shënuar në vitin 2022. Norma vjetore e inflacionit ra në 4 përqind në gusht 2023 dhe 4.1 përqind në shtator 2023, krahasuar me nivelin më të lartë historik prej 8.3 për qind në tetor 2022, si rezultat i presioneve rënëse nga çmimet më të ulëta të importit, nga mbiçmimi i lekut, por edhe nga normalizimi i politikës monetare, nga ana e Bankës së Shqipërisë. Këto janë konstatime edhe të Bankës Botërore, në Raportin e saj të vjeshtës 2023 mbi vendet e Ballkanit Perëndimor (https://documents1.worldbank.org/curated/en/099101623051741490/pdf/P50064801939bc0a00a0d2077a3883b52c9.pdf ).  

Banka Botërore cilëson se defiçiti i llogarisë korente të vendit ka vijuar të ngushtohet, për shkak të rritjes së fortë të eksportit të shërbimeve (me 38 përqind), nga të cilat, turizmi përjetoi rritje me 52 përqind dhe remitancat, dërgesat e emigrantëve, me 16 përqind. Defiçiti i llogarisë korente u ngushtua me 45.9 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. Të ardhurat nga puna u rritën më shumë se flukset dalëse të të ardhurave nga investimet. Investimet e huaja direkte financuan 195 përqind të defiçitit të llogarisë korente dhe kontribuan në rritjen e rezervave të vendit. Rezerva valutore në fund të tremujorit të parë 2023 ishte e mjaftueshme për mbulimin e 6.8 muajve importe mallrash dhe shërbimesh dhe 3.3 herë të borxhit të jashtëm afatshkurtër të Shqipërisë.

Sipas bankes sonë qendrore, presionet rritëse të inflacionit përfshinin rritjen e pagave dhe normën e lartë të shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi, që mbajtën të larta kostot e prodhimit. Ushqimet e papërpunuara ishin kontribuesi më i madh i rritjes së inflacionit, të shoqëruara nga rritja e çmimeve të shërbimeve. Duke reflektuar presionet e kërkesës, inflacioni bazë ishte mesatarisht 5.5 për qind në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar rënie, krahasuar me nivelin 8 përqind në tremujorin e parë 2023.

Në të kundërt, inflacioni jobazë(mesatarja e çmimeve, duke futur efektin mbiçmues të lekut)  arriti në 2.8 përqind në tremujorin e dytë, dhe është duke u kthyer gradualisht në nivelin mesatar të paraluftës. Drejtimi i mbiçmimit(rritjes) së kursit të këmbimit të lekut, që ka ardhur duke u përshpejtuar që prej vitit 2021, ka vijuar edhe në vitin 2023, duke arritur në 12.1 përqind në korrik 2023.

Norma e palëvizur bazë e interesit-garanci për rritje ekonomike

Ky drejtim reflekton reduktimin gradual të defiçitit të llogarisë korrente (eksporte-importe) dhe një përmirësim të bilanceve të jashtme të pagesave, si rezultat i rritjes së eksporteve të shërbimeve. Për shkak të mbiçmimit të monedhës vendase, normalizimi i politikës monetare ishte më i ngadalshëm se sa pritej. Banka jonë qendrore mbajti normën bazë të interesit të pandryshuar në 3 përqind në gusht 2023, dhe ky nivel nuk ka ndryshuar, që nga rritja e fundit me 0.25 përqind në mars 2023, për ta çuar koston e parasë në nivelin 3 përqind.

Për këtë gjashtëmujor të dytë, i cili po i afrohet fundit, Banka e Shqipërisë është e sigurtë se do të kemi një rritje të konsoliduar ekonomike, mbështetur mbi sektorë si turizmi dhe ndërtimi, me investimet e huaja direkte në nivele rekord.

Related

Previous Post

Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin

Next Post

Samiti i BE-së në kohë pasigurie

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.