• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Samiti i BE-së në kohë pasigurie

10/26/2023
in Te tjera
Samiti i BE-së në kohë pasigurie
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Krahas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Ukrainës, temë në samitin e BE-së në Bruksel në axhendë janë edhe raportet mes Kosovës e Serbisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Takimi ynë zhvillohet në një kohë të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë së madhe globale, që së fundi u ashpërsuan edhe më shumë me zhvillimet në Lindjen e Mesme”, shkruan presidenti i Këshillit Europian në shkresën e ftesës për këtë takim. Me këtë formulim Charles Michel përcakton tonin për takimin e 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian të enjten (26.10.2023) në Bruksel.

Tema dominuese e samitit është situata në Izrael dhe në Rripin e Gazës. Pas sulmit terrorist të militantëve islamist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve anëtare deklaruan, se vendi ka të drejtë të mbrohet, “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare ndaj të tilla sulmeve të dhunshme dhe arbitrare”.

Shumë shtete, kryesisht ato perëndimore, e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste. Më 2006 ajo doli nga zgjedhjet si forca më e madhe në parlamentin palestinez. Që nga viti 2007 ajo qeveris pa mandate të tjera demokratike në Rripin e Gazës.

Pa unanimitet për armëpushimin në Rripin e Gazës

Më pak unanimë janë vendet anëtare të BE-së lidhur me çështjen e shpalljes së një “armëpushimi” më saktë një “armëpushimi humanitar”, sikurse doli në pah gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Disa shtete, si Spanja, Irlanda dhe Sllovenia e përkrahën këtë kërkesë të formuluar për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të tjera vende si Gjermania, Çekia dhe Austria u shprehën kundër. Këto vende druajnë, se kërkesa të tilla mund të vlerësohen si ndërhyrje në të drejtën e vetëmbrojtjes së shtetit të Izraelit. Tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive duhet të gjejnë një pozicion të përbashkët.

Një variant të ri të konceptit sugjeroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë një debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Eshtë e nevojshme një “dritare humanitare”, tha ajo. Sipas një postimi të ministres në platformën X (dikur Twitter) këto janë të nevojshme, në mënyrë që ndihmat ndërkombëtare të arrijnë tek popullsia civile në Gazë. Po ashtu ditët e fundit ka pasur edhe “pauza humanitare”.

Një kompromis mund të jetë termi “pauza” në shumës, sikurse është përdorur në postimin e ministres gjermane, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Me këtë mund të bëhet e qartë, se BE nuk kërkon që të ndërpritet lufta kundër Hamasit.

Edhe një diplomat i nivelit të lartë në prag të takimit tha, se ka lëvizje drejt arritjes së një konsensusi për kërkesën për një “pauzë” – ndryshe nga një armëpushim. Një tjetër diplomat i BE-së tha, se çdo fjalë ka peshë e në radhë të parë kur bëhet fjalë për aksesin humanitar, pë rtë ndihmuar njerëzit në nevojë.

Mbështetja për Ukrainën temë diskutimi

Edhe mbështetja për Ukrainën është temë e samitit të BE-së. Për këtë arsye do të ketë një lidhje përmes video-konferencës të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj.

Sipas Charles Michel do të diskutohet kryesisht për një veprim më të shpejtë për ndihmat ushtarake si dhe për çështjen, se si mund të përdoret për rindërtimin e Ukrainës pasuria ruse që ndodhet në Europë. Po ashtu krerët e vendeve anëtare do të diskutojnë edhe për garancitë financiare për Ukrainën për vitet e ardhshme.

Tema e përhershme

Edhe migracioni do të jetë temë e diskutimit në samitin e 27 krerëve të BE-së në Bruksel. Sipas Charles Michel do të shqyrtohen hapat e ndërmarrë në samitin paraprijës në Granada. Në këtë samit pati një grindje të fortë për temën e migracionit. Gjithashtu në rend të ditës do të jenë edhe raportet mes Kosovës e Serbisë, situata në Sahel si dhe në Jug të Kaukazit.

Related

Previous Post

Pse Banka e Shqipërisë garanton ruajtjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve?

Next Post

Uragani Otis godet Meksikën, raportohen dëme të mëdha

Lajme të ngjashme

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

“20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”

by redaktor2
06/14/2025
0

Gazetarja e njohur Manjola Arizaj Zeka ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për të...

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.