• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

100 të rinj të Tiranës shpalosin idetë e tyre inovative në “Climathon Tirana 2023”, Veliaj: “Kryeqyteti rritet çdo ditë, në fokus bashkëpunimi dhe idetë e reja”

10/27/2023
in Aktuale, Slider
100 të rinj të Tiranës shpalosin idetë e tyre inovative në “Climathon Tirana 2023”, Veliaj: “Kryeqyteti rritet çdo ditë, në fokus bashkëpunimi dhe idetë e reja”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në përmbyllje të edicionit të dytë të Climathon Tirana 2023, konkurs global i llojit Hackathon që zhvillohet në 140 qytete të globit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë e ardhmja e vendit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ndonjëherë bëhemi ‘viktima’ të suksesit tonë. Sa më e mirë bëhet Tirana, duan të vijnë të gjithë në Tiranë. Jo vetëm kaq, por edhe shumë të huaj që vijnë në Tiranë, janë dëshmi e kësaj. Di që dhomat e hoteleve janë plot, AirBnB janë plot. Kështu që, ndonjëherë suksesi dhe arritjet vijnë me sfida. Duke qenë se Tirana rritet me 25 mijë qytetarë çdo vit, automatikisht janë 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina. Ku do të shkojnë apo nëse janë elektrike ku do karikohen, nëse nuk janë, duhet zgjidhur se ku do të parkohen. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se ne e kemi lidhur fatin bashkë. Jetojmë në një qytet, konsumojmë. Kryetari i bashkisë, ministrat, shkojnë e vijnë, por sa jemi në këtë pozicion, duhet të bëjmë sa më shumë bashkëpunim që të gjejmë zgjidhje”, tha Veliaj.

Duke folur për idetë inovative, kryebashkiaku risolli në vëmendje ndryshimin e rregullit për licencën e taksive.

“E ndryshuam rregullin për licencat e taksive. Thamë: Në qoftë se do të punosh me një makinë diesel, duhet të presësh 4-5 vjet, që të dalë në pension një taksixhi që tashmë e ka licencën se nuk e heq dot nga tregu. Por, në qoftë se do të sjellësh makinën elektrike mund ta marrësh për 24 orë. Vetëm ndryshimi i këtij rregulli e ktheu Tiranën në 3 vite me 70% flotën makina elektrike. Dhe unë jam i bindur që kur ta lë unë këtë mandat do të jetë 100% elektrike”, u shpreh ai.

Climathon synon të integrojë qytetin e Tiranës dhe qytetarët e tij drejt një të ardhmeje më të mirë, të qëndrueshme, duke adresuar sfidat klimatike dhe duke sjellë zgjidhje inovative. Misioni i Climathon është të fuqizojë njerëzit që duan të ndryshojnë vendet e komunitetet dhe është një mundësi e artë për zhvillimin e ideve të qëndrueshme sipërmarrëse.

Related

Tags: 100 te rinjClimathon Tirana 2023Erjon Veliaj
Previous Post

Gërdeci’/ Përfundon seanca e sotme për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 9 nëntor, do pyeten 10 dëshmitarë

Next Post

Përdhunimi/ Albi Ceno: Vajza na ngacmoi vetë e para seksualisht

Lajme të ngjashme

Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon

Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon

by redaktor2
07/03/2025
0

Zjarri që shpërtheu në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vazhdon të jetë aktiv në thellësi të gjithë sipërfaqes...

Taulant Balla në Kuvend: Janë trefishuar eksportet bujqësore, synojmë 1000 njësi agroturizmi

Taulant Balla në Kuvend: Janë trefishuar eksportet bujqësore, synojmë 1000 njësi agroturizmi

by redaktor2
07/03/2025
0

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se qeveria ka shënuar përparim të ndjeshëm në bujqësi...

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali

SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, kam 3 vendime gjykatash në Itali

by redaktor2
07/03/2025
0

Petrit Çela, babai i Suel Çelës ka reaguar pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln...

831 vota “fantazmë” për Ceno Klosin – një krim elektoral i mirëorganizuar që kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK!

831 vota “fantazmë” për Ceno Klosin – një krim elektoral i mirëorganizuar që kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK!

by redaktor2
07/03/2025
0

Një nga shkeljet më të rënda zgjedhore të dokumentuara ndonjëherë në një proces zgjedhor pluralist në Shqipëri, u zbulua në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, reagimi zyrtar mungon
  • Taulant Balla në Kuvend: Janë trefishuar eksportet bujqësore, synojmë 1000 njësi agroturizmi
  • SPAK sekuestroi prona me vlerë 4 mln euro në Verona, reagon babai i Suel Çelës: Pasuria e ligjshme, …
  • 831 vota “fantazmë” për Ceno Klosin – një krim elektoral i mirëorganizuar që kërkon hetim të menjëhe…
  • Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës! Komandon edhe dy drejtues të …
  • Berisha: Ceno Klosi hajdut me çizme. Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë. Zegjineja…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.