• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ishte vetëm një ofertë”/ Denoncimi i Rithemelimit: Drejtori i lartë i OSSH pasi bleu votat për 14 Majin, prokuron miliona euro para publike

10/28/2023
in Politikë, Slider
“Ishte vetëm një ofertë”/ Denoncimi i Rithemelimit: Drejtori i lartë i OSSH pasi bleu votat për 14 Majin, prokuron miliona euro para publike
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Rithemelimi ka denoncuar sot një tjetër zyrtar të lartë. Bëhet fjalë për drejtorin e lartë të OSSH, Adriatik Kupi, që sipas Rithemelimit, ka blerë votat në zgjedhjet lokale dhe se po prokuron miliona euro fonde publike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një dalje për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha se Kupi nuk kapet nga SPAK.

DEKLARATA E RITHEMELIMIT

Adriatik Kupi është Drejtor i Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH. Ai është gjithashtu Kryetari i Partisë Socialiste për zonën IBËS, BËRZHITËS, PETRELËS dhe FARKËS.
Në disa raste të mëparshme Partia Demokratike, ka denoncuar Adriatik Kupin për shkelje të dispozitave ligjore të paracaktuara nga Kodi Zgjedhor. Detajet e këtij denoncimi janë pjesë e Librit të Zi të Zgjedhjeve: Farsa Elektorale e 14 majit 2023.
Përveҫ sa më lart, në adresën tonë, ka mbërritur denoncime lidhur me Adriatik Kupin, në cilësinë e Titullarit të Drejtorisë së Tensionit të Lartë pranë OSSH sh.a.
Ankuesit ngrenë shqetësimin se Adriatik Kupi pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 Majit ka prokuruar miliona euro fonde publike në kuadër të rikuperimit të parave të përdorura për blerjen e votave.
Në tenderat e prokuruara nga institucioni i drejtuar nga Adriatik Kupi konstatohet:

Pjesëmarrje e vetëm 1 oferte në konkurim. Oferta tjetër gjithnjë e paraqitur nga operatori SENKA shpk është gjithmonë bosh, pra ka hyrë në prokurim vetëm me emër, por pa ngarkuar dokumente në sistemin elektronik të prokurimeve. Ky veprim lë dyshime të arsyeshme të përsëritjes në procedura të ndryshme prokurimi, të të njëjtit plan fiktiv të një gjoja konkurrimi me më tepër se 1 pjesëmarrës, në kundërshtim me të paktën Ligjin e Prokurrimeve Publike, neni 2 dhe 3.
Fituesit e shpallur me vlerë të ofertës fituese deri 98% të vlerës limit.
Përsëritja e të njëjtit fitues në procedura të ndryshme prokurimi, veprim që prezumon paracaktimin e fituesit prej fillimit.
Shkelje e legjislacionit shqiptar në fuqi për ndërtimin, prokurimin dhe dokumentat e tenderit për mospërmbushje të kapacitetit Teknik nga fituesi i përsëritur LA OR shpk në kontrata paralele.
Shkelje e legjislacionit shqiptar në fuqi për ndërtimin, prokurimin dhe dokumentat e tenderit për mospërmbushje të kapacitetit Teknik nga fituesi i përsëritur ACI engineering shpk në kontrata paralele.
DT të hartuara nga APP në shtojcën 8 pika “D” kërkojnë nënshkrimin nga ofertuesit të Deklaratës mbi Mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata të tjera. Çdo vetëdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë, jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por edhe për përjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet.

Shkelje e VKM nr. 42 e 16 janarit 2008, kreu III pika2/b : b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur sipas ligjit për prokurimin publik me vlerë të përbashkët ose të veçantë që tejkalon vlerën e kategorisë që mban subjekti sipas lidhjes
Të paktën 15 miliard lekë fonde publike ka prokuruar Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sha, drejtuar nga Adriatik Kupi duke krijuar shpenzim pa efikasitet të fondeve publike për kontrata paralele të ndaluara nga ligji.
Operatorët e shpallur fitues nga Drejtoria e Adriatik Kupit për prokurime të ndryshme në kohë paralele janë:

1.LA – OR shpk për të paktën këto kontrata të ndryshme:
Ndërtimi i linjës së dërgimit Depo Lis, Burrel me Ujësjellësin Mat
Ndërtimi i linjës së re Fier – Hoxharë si dhe ndërtimi i nënstacionit të ri Hoxharë.
“Rikonstruksion i N.stacionit Lezhë nga 110/10 kV në 110/20/10 kV” me Drejtoria e Tensionit të Lartë, OSSH
“Rikonstruksion dhe fuqizimi i N.Stacionit Ҫorovodë e Re
Operator tjetër i shpallur fitues për kontrata paralele ACI ENGINEERING shpk për të paktën këto 3 kontrata të ndryshme:

Fuqizimi i N/Stacionit Zogu i Zi me Drejtorinë e Tensionit të Lartë.
Ndërtimi i nënstacioni të ri Velipojë me Drejtorinë e Tensionit të Lartë.
F.V dhe Instalim te sistemit te Matjes Inteligjente ne Kabinat Elektrike te OSSH.
Adriatik Kupi, në rresht dhe nën shembullin e eprorëve të tij, të cilët nga ana e tyre ndjekin shembullin e Edi Ramës, nuk kapen nga radarët e SPAK. Prokuroria e Posacme është e zënë me persekutimin politik të opozitës nëpërmejt dosjesh pa fakte dhe dyshimesh që nuk bëhen dot akuza. Edi Rama i ka ndarë shqiptarët në vegla dhe në armiq. Veglat vjedhin për të dhe për mbajtjen e pushtetit ndërsa armiqve u lëshohet SPAKU.

Related

Previous Post

Përfundon Rruga e Çekrezës, Veliaj: “Premtim që e mbajtëm për qytetarët e Zall Herrit; Një tjetër destinacion për t’u eksploruar”

Next Post

“Me firmë të Ramës, Shalsi i tij bënte dëgjesa”, Berisha: Si u ndryshua kompleksi Partizani nga terren sportiv në zonë urbane

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.