• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Vuçiç: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

10/29/2023
in Rajoni & Bota
Vuçiç: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, tha për televizioni Prva të Serbisë se afatet kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë më nuk kanë asnjë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjermania, Franca dhe Italia kanë kërkuar që Beogradi të njohë de facto pavarësinë e Kosovës dhe që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu është thënë në letrën e nënshkruar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Kjo letër vjen pasi liderët e tri shteteve kyçe të Bashkimit Evropian zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel më 26 tetor.

“Unë iu thash që ne jemi të gatshëm të zbatojmë [marrëveshjet], por thash se për këtë nuk jemi pajtuar”, tha Vuçiç, duke shtuar se ka refuzuar që të nënshkruajë dokumentet e ofruara.

“U thash se ne kemi Kushtetutën e Serbisë”, tha ai.

Vuçiç po ashtu tha se nuk ka kërkuar që të pranohet asnjë letër anësore.

Pas takimeve në Bruksel, Zyra e Kurtit tha se kryeministri kosovar ka refuzuar që të pranojë një letër anësore të paraqitur nga Vuçiçi, që sipas Qeverisë së Kosovës zhbën tri parimet e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, Anekstit të saj dhe draftit të propozuar nga pesë emisarët që vizituan Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor.

“Unë thash se ne jemi të gatshëm të përmbushim obligimet tona dhe shtova se ne nuk mund të pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës apo anëtarësimit të saj në OKB”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ka dëgjuar për disa afate kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se dhjetë vjet dhe më ato nuk kanë kuptim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 27 tetor se ishte i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje për normalizimin e raporteve dhe propozimin për formimin e Asociacionit, por shtoi se “pala serbe nuk ishte e interesuar”.

Takimet e ndara në Bruksel të bartësve të dialogut me liderët kyçë evropianë përfunduan pa asnjë rezultat.Kosova ka thënë se propozimi evropian për një draft-statut për themelimin e Asociacionit “është shkruar me kujdes” ndaj Kushtetutës së Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Related

Previous Post

Renditja/ Vendet më të mira për rritjen e fëmijëve!

Next Post

Media hungareze: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të kërkuara në botë!

Lajme të ngjashme

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

by redaktor2
05/06/2025
0

Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue – e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.